Ilir Meta në "aksion", mesazh nga Ishmi: Simbol i qëndresës ilire dhe kala e pamposhtur e betejave të Skënderbeut, të trashëgojmë vlerat atdhetare

11 Tetor 2020, 15:04Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta e ka ndalur turin e vizitave të tij sot në Ishëm.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se Ishmi është vendbanimi i lashtë për ilirët, simbol i qëndresës gjatë betejave për liri.

“E rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe historike, të mbrojmë mjedisin dhe të fuqizojmë më shumë ekonomikisht komunitetin, ku punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor. ??”, shkruan Meta.

Postimi i Metës:

Sot në Ishëm, në këtë vendbanim të lashtë ilir, simbol të qëndresës dhe kala të pamposhtur të betejave për liri të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku trashëgohen brez pas brezi vlerat më të spikatura atdhetare dhe kulturore.

Ishmakët e duan lirinë dhe artin. Brezi i ri më shumë se të gjithë! Jemi krenarë për gjithçka që Ishmi përfaqëson në historinë e qytetërimit tonë.

E rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe historike, të mbrojmë mjedisin dhe të fuqizojmë më shumë ekonomikisht komunitetin, ku punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor. ??

9 komente në “Ilir Meta në “aksion”, mesazh nga Ishmi: Simbol i qëndresës ilire dhe kala e pamposhtur e betejave të Skënderbeut, të trashëgojmë vlerat atdhetare”

  1. ?? says:

    Rroftë Skënderbeu !

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ky është dordolec
      për të tremb laraskat
      por, pse të gjithë në foto
      nuk kanë vënë maskat?!
      . .

  2. Detari says:

    sunito-turku shqipfoles tipik meta, pa turp permend Gjergj Kastriotin.

  3. Erdogan says:

    Skender Beu nuk ishte “Heroi I Novruz Meh- Metes dhe atyre qe e poshterojne figuren e Tij duke e quajture kryeqytetin e Tij Kostantinopolis ne Stamboll.
    Nuk e degjova Presidentin e Arnautistanit dhe Pashain e Erdoganit Ilir Meten dhe “Pellazget” qe kane ndyre kete vend me kulture Helene te protestojne per Agia Sofian e Perandoreve Ilyre Iustinianos dhe Megas Kostantinos!
    Apo keta Perandore nuk kane Cmim “Nobel apo nuk kane qene Misionare Katolike te Papes te Nderohen edhe keta Fukarenj ne Arnautistane.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Tur-qine dhe turkoarnautine.

  4. k says:

    Shko more hajdut i degjeneruar se ata luftuan për atdhe,
    kurse ti e vodhe atdheun sa u shkepe.
    Ben i zgjebosur.(xherxhinski)

  5. fati says:

    Mos e permend skenderbeun se e ndot. Kur te levdon nje hajdut ordiner e kriminel dmth je i nivelit te tij, prandaj ky pleh po perpiqet te ndoti gjithe vendin. Sa per vizitat ministria e financave duhet ti bllokoje fondet se ato nuk jane dhene per te bere tralala likja, por per punet e qeverise dhe te shtetit. Fondet jane parate tona qe po i shperdoron dhe vjedh likja. Kryminister ndaloje kete hajdut.

  6. Lala says:

    Te rroni vete-thone miqt,-miqt shendosh-thote i zoti shpis

  7. Like bravo!
    I thoshin nje llafi se qenit kur i vjen ngordhja përmjerë në derë të xhamis!
    Tani që po të afrohet ora për të vajtur te “7 penxheret” u bërë patriot i flaktë!

  8. Timi says:

    Ky palla eshte beee si shoku Pali Miska me heronj e dekorata kot me kot. Me e bukura eshte se kur nje hajdut, nje pis njeri nga karakteti, me i korruptuari nga te gjithe ben si patriot, me heronjte e leshit, kjo nuk ka byyhe ku te rrije. I beri heronjte ne qeshsrake se veten e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje