Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, ironi me Bashën: Bravo Luli, bravo! Fitorja do jetë e sigurt! Jepi! Kështu i garanton Ramës 95% të votave

11 Tetor 2020, 13:05Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka irozniaur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për manipulimin e votimeve të kandidatëve për deputetë dhe për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre të fundit.

Kulluri deklaron se me kryqin te emri i kandidatit që nuk duhet të bëhet deputet, njerëzit do shkojnë të venë kryqe te emri i kryeministrit Edi Rama.

Me ironi të thellë, ai thotë se në këtë mënyrë fitorja do jetë e sigurt.

“Bravo Luli, bravo! Me këtë votimin me kryq te emri që nuk duan demokratët për kandidat për deputet, do shkojnë njerëzit të venë kryqe tek Edi Rama dhe kandidatët e PS! Do e nxjerrësh Ramën me 95% të votave!

Fitorja do jetë e sigurt!!!! Jepi!!!”, shkruan Kulluri në rrjetet sociale.

1 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, ironi me Bashën: Bravo Luli, bravo! Fitorja do jetë e sigurt! Jepi! Kështu i garanton Ramës 95% të votave”

  1. Z says:

    Jam dakort se cfare thote Kulluri per Bashen! Por ku ndryshon ky me Lulen! A nuk jane te gjithe njelloj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje