Përfundon numërimi i votave në Tiranë, anëtarësia e Partisë Demokratike skualifikon...1 kandidat

11 Tetor 2020, 00:09Politika TEMA

Partia Demokratike ka përfunduar numërimin e votave të anëtarësisë në qarkun e Tiranës. 

Mësohet se nga 140 kandidatë, janë kualifikuar 139 emra dhe vetëm Andrin Tahiri është skualifikuar. 

Andrin Tahiri mori votat negative të mjaftueshme për të mos kaluar, kurse tek të tjerat u konfirmuan të gjithë.

Me votimin në Tiranë, PD mbylli fazën e dytë të zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia.

Tani lista e të gjithë kandidatëve të kualifikuar në gjithë Shqipërinë do të vlerësohet nga Komisioni i Përzgjedhjes mbi bazë të votave që mund të sjellin dhe imazhin publik që kanë. 

1 komente në “Përfundon numërimi i votave në Tiranë, anëtarësia e Partisë Demokratike skualifikon…1 kandidat”

  1. Albani says:

    Po irsida shehi si fitoi mbesa e ish Oficerit te Larte te Sigurimist te larte te Shtetit, e bija e mira trebickes , pushuar nga puna nga partia demokratike kur punonte ne tregetine e jashtme, nje fukse qe bente ligjin ne ate institution, u fut ne pd per te rregulluar biografine e kalamajve, mjere Shqiperia! Lexuam shume per kete emer e perseri e votuat, ca bohet mer jahu, ca bohet, mbaini sigurimsat mbi kuriz, se ja u zbusin mire samarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje