10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

11 Tetor 2020, 13:19Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndryshojnë!

Kodi i ri elektoral forcon edhe më shumë establishmentin e vjetër politik dhe mbyll çdo mundësi për alternativat e reja politike sepse përjashtoinë listat e hapura për partitë e reja.

Zgjedhjet e reja parlamentare 2021 nuk garantojnë as rotacion dhe as evolucion por thjesht stanjacion.

Partia Demokratike po përsërit gabimet e 2017 dhe nuk ka arritur të plotësoj asnjë parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe barabarta.

Ajo është nënshtruar 10 herë më keq se 2017 dhe kanë disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e kaluara:

– Në 2017 kishte një qeveri teknike, ndesa në 2021 një qeveri socialiste.

– Në 2017 policinë e kontrrollonte PD-ja (Dritan Demiraj) dhe jo Sandër Lleshi

– Në 2017 drejtsinë e kontrrollonte Gazmend Bardhi si Ministër Drejtësie dhe jo PS-ja

– Në 2017 KQZ drejtohej nga opozita (Klement Zguri) dhe jo nga socialistët

– Nē 2017 financat i menanxhonte PD dhe jo PS.

– Në 2017 LSI-ja nuk kërkonte 42 deputet në listat e PD por garonre më vehte. Në bazë të Ligjit të Ri elektoral, nëse opozita do hyj në zgjedhje me një listë atëhere në 140 emra, 42 i takojnë LSI sipas rezultatit zgjedhjeve. Nëse PD nuk i fut në lista atehere LSI del më vehte.

– Në 2017 marrëveshja u garantua nga zv/sekretari amerikan i shtetit, ndersa në 2021 garant del Gjiknuri dhe Bylykbashi.

– Në 2017 nuk kishte përçarje për emra kandidatësh dhe thyreje kutish votimi në celular e partisë ku nga 6000 kandidat do kualifikohen vetëm 60 dhe 5940 do mbeten të pakënaqur dhe “armiq”.

– Në 2017 Partia Demokratike garoi me logon e saj, ndersa ne 2021 logo e PD nuk do figuroj në fleten e votimit sepse i duhet te ketë logon e opozites bashkuar.

– Në 2017 Partia Demokratike drejtonte 18 bashki, Vorë, Kamëz, Shkoder, Kukes, Tropoj, Lezhë, Pogradec, Përmet..etj, ndërsa në 2021 janë 100% bashkive socialiste.

– Në 2017 Partia Demokratike hynte në zgjedhje pas 3 muajsh protestat të përditshme, ndësa në 2021 po hyn pas 2 vjetësh pas asnjë fryme protestash dhe gjumi letargjik.

– Pas një nate të gjatë negociatash në 2017, Kryetari i opozitës Basha tha: “MeRamën është arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës sipas paketës MacAllister Plus të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja është arritur në favor të PD me garanci amerikane”. Në 2020 s’ka marr asgje nga marrveshja me Ramën apo me amerikanët.

Pavarsisht kushteve të favorshme për PD, ajo pati humbjen më të thellë në historinë e saj me vetëm 40 deputet. DMTH: Asaj i duhen edhe 31 deputet plus që të marri pushtetin.

Demokratët janë verbuar dhe s’duan të lexojnë apo kuptojnë gabimet e zgjedhjeve të kaluara. Ata i kanë thelluar dēshtimet dhe janë mbytur nē stuhinë para elektorale dhe luftën brenda vetes me listat.

Aq shumë mllef dhe urrjetje kanë brenda llojit saj, aq sa luftuan dhe eleminuan nga kreu i KQZ, ish zv/kryeministrin e Berishës (Ilir Rusmalin) dhe votuan ish-mininstrin e Edi Ramës (Ilirjan Celibashin)

Demokratët urrejnë cdo kënd brenda vehtes. Në listat e deputetve nuk gjen asnjë nga 385 themeluesit e PD të 12 dhjetor 1990.

Lërini të shqyejnë njëri-tjetrin për lista dhe do më kujtoni në 26 Prill:

“Një popull që harron gabimet dhe të kaluarën, është i detyruar ta përsëris historinë”.

16 komente në “10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017”

  1. ervin qerimi says:

    Keto votime jane per disavantazhet e Rilindjes . Humbja eshte e sigurt edhe po te kete rival nje Buf .

    1. KUJTIM says:

      Pse nuk thua QE nuk fiton zgjedhjet me LIKE floririn, Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe MONA GOJ BYTHA, me SALI VIRUSIN.
      Me keto figura ESHT e pamundur future
      Keta perdita veten kercenoin me burk, larje hesapesh
      Me keta nuk I voton POPULLI
      Ata nuk Jane ne sistem
      VETEM LEHIN Rugeve

  2. Tirana says:

    PD LSI bastardesh …

  3. shqiptari Ilirisë says:

    Edhe të gjitha këto mangësi mos egzistonin,PD nuk fiton kurrë!
    Elektorati i PD ka qënë dhe është jo më tepër se 20%.

  4. ?? says:

    Edhe këtë radhë, një mut do të fitoj PD-ja.

  5. Kozmo says:

    KETE VIT PS DO TE BASHKOHET ME PD, NE NJE QEVERI TE PERBASHKET.

  6. Turi i Beses says:

    Ti e gjen gjithmone…Ti qe u lepive te Berisha e Basha..Kujton ti se njerzit harrojne o rot mulliri..Ndryshimin e di edhe Ps….Madje Erjon Velia po i punon kunder…cdo polic bashkie duhet te vej 25 gjoba makinave…Ja pra qe do ja bej gropen.pastaj vetem elisa dhe km-ja duan ta mbajn pushtetin…gjith duan te ikin te fshehin gjurmwt.Analizat e ketij nga belgjika nuk i ben as Carlo Bollino

    1. ana says:

      Ju vendos gjoba por nje muaj perpara zgjedhjeve jua fale dhe ju a kthen parate mbrapsht. Ndoshta mund tu jape edhe me teper….hahahahahaha

  7. Erdogan says:

    Sa te ka Lezet zoti Spahiu te foto-grafohesh me flamurin (fllug) Greke te Petandorise Greke te Romes Lindore qe e mori Heroi “tuaj” e Epirit historik te Lashte,zone kjo qe nuk “egziston” per ju “Ilyret dhe Pellazget”.

  8. Noc Rroku says:

    Kjo eshte nje analize qe do te demoralizoje drejtusit dhe militantet e opozites,po ata nuk dorzohen,ata sot jane me optimiste se kur,kryetari formal i opozites se bashkuar,sot eshte me i fresket se asnjehere tjeter,ai po behet dy vjet qe pushon me kohe te plote dhe ne momentin final te fushates,ai nuk do permbahet dhe bashke kryetarja formale e opozites,mbasi te beje disa korigjime fizike do jete e papermbajteshme ne fushate,Rama e mer me shaka,po do ta keshilloja qe dy javet e fundit te fushates te kete shume kujdes,te mos i mare hallatet me vete,se sic ka deklaruar zonja do tja prese dhe nuk dihet se ku i con,po ashtu interesant eshte fakti se ne fushe kesaj rradhe do dalin dhe trajnjeret e te dy ekipeve,Sala dhe Likja dhe keta do luajne mbas fitores me kohe te plote,njeri president,se e kerkon populli dhe tjetri minister i brendeshem,se e kerkojne vrasesit,hajdutet,trafikantet e te gjitha ngjyrave,perdhunusit,se megjthse nuk kane eksperienca te mira me keta,kane te njeten ADN,kjo eshte qeverisja e priteshme,po moren 100 mandate

  9. Beqiristani i shqipfolesve says:

    O injorant, e thene thjesht, PD eshte nje bande fshataresh terroriste dhe plaçkites e cila krahasohet per nga programi dhe historia me levizjen antiperendimore, reaksionare dhe islamike te Haxhi Qamilit – çfare merresh me analiza koti

  10. sabo says:

    Aaliz e persosur qe tregon te aedhmen reale te votimeve

  11. Pa e kthyer diten e zgjedhjeve ne diten e vjedhjeve says:

    Ah kujtova se jane 20 disavanatazhet, qenkan vetem 10.
    Po pastaj ato jane kendveshtrimet tuaja o Kreshnik qe i takoj e asaj epoke.
    Sot eshte nje gjendje krejt tjeter nga ajo qe mban mend ti atehere.
    Sidoqofte, urimi yne eshte te fitoi me i miri.
    Dhe kush nuk do te fitoi, pra do humbe, e pastaj cfar do te ndodhe asgje e vecante, do kaloje ne opozite e cfar, erdhi fundi i Botes?
    Jo po Partia Demokratike, jo po Partia Socialiste, jo po Levizja Socialiste per Integrim, jo po ajo, jo po kjo.
    E cfare, njeri do i fitoi zgjedhjet.
    Rendesi ka ti fitoi me merite, ne kuptimin e fjales pa cenuar voten e sejcilit shqiptar.
    Pa e kthyer diten e zgjedhjeve ne diten e vjedhjeve.
    Dhe jeta vazhdon, me e bukur se me pare.

  12. Ke haruar piken e njembedhjete o Niku , qe hiq 1992 shin nqs do t’a quajme fitore dhe kete me rezerva , PD as nje here nuk ka fituar.

  13. Plugu says:

    PD-ke ne 25 Prill do fitoi piçken e semes.

  14. Kur shikon ne listen e PD Gomaret Noka,Strazimiri,Salianji,Bylylyleshiapo AlibejaRistani dhe shume te tjere apo Kukumjacka Vokshi,Suma, e shume te tjere mendoni se populli do shkoj te votoj qe ti bej gropen vetes. Gjithe kasa e hajduteve familja Saliut,apo Meta qe mezi po presin qe te vulosin njehere dhe pergjithmone pasurine e vjedhur nder vite me gjithe zagaret e tyre. Edhe organet e drejtesise qe mezi po ecin nga te huajt se per ne do kishit gjin gjonin akoma bile kryetar .Ne momentin qe fillon funksionin drejtesia e pavarur atehere do shikoni se si do te kakarisin keta palaco politikan antishqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje