Pse Berisha e Meta kanë thirrur në ndihmë “Doktor urrejtjen”, që e zboi me ceremoni Donald Trump?!

12 Tetor 2020, 09:42Politika TEMA

Një event të rëndësishëm mediatik ka paralajmëruar televizioni i familjes së Sali Berisha- do të ketë një intervistë në prime time me Steve Bannon, strategjistin e të djathtës populiste, apo siç cilësohet nga media perëndimore si “Doktor urrejtja”.

Parë në distance, bën çudi fakti i sjelljes së tij në opinionin publik shqiptar sot, kur Bannon jo vetëm është një person pa një fuqi politike apo mediatike, por edhe i akuzuar zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për një krim federal, siç është mashtrimi me paratë e qytetarëve amerikanë.

Bannon, i cili ishte një nga krijuesit e gazetës online amerikane Breitbart News, një portal ultra i djathtë, populist dhe ushqyes i ndjenjave raciste dhe ekstremiste, pas aventurës pa lavdi në SHBA, ku arriti të emërohej Ceo i fushatës së Donald Trump në 2016 dhe këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit, u dëbua nga Shtëpia e Bardhë me ceremoni pas vetëm 7 muajsh.

Sot ai është një i padëshirueshëm i presidentit amerikan. Kur e larguan nga Breitbart, Trump shkroi në Twitter se ishte një “vendim i zgjuar”.

Ai ishte një nga drejtuesit e Cambridge Analytica, e cila u hetua se vodhi të dhënat personale të miliona njerëzve dhe i përdori për fushatën e zgjedhjeve në SHBA.

Pas aventurës amerikane, Bannon për ca kohë u end edhe në Europë, ku u pa korridoreve të së djathtës franceze të Mari Le Pen, por që sërish e larguan.

Pas Francës u zhvendos në Itali, ku mori përsipër krijimin e një të djathte populiste që të dominonte kontinentin e vjetër nga zemra e “Bel Paese”, duke këshilluar Matteo Salvinin e Lega-s, e ku tentoi të krijonte një “Internacionale Populiste”.

Por një vit më parë, Salvini, i cili arriti të krijonte qeverinë së bashku me 5 Yjet, u rrëzua keqas nga pushteti pikërisht se pati një të përpjetë populiste, ku “ra me hundë”.

Pikërisht dështimi në Itali e ktheu Bannon në SHBA, ku u mor me grumbullimin e parave për murin me Meksikën, e sipas Prokurorisë, një pjesë të këtyre parave që ishin qindra mijëra dollar, i përdori për jetën e tij luksoze.

Por pikërisht sot, Bannon thirret nga televizioni që aks politik ka dyshen Berisha-Meta. Cila të jetë arsyeja vallë?

Kur PD, partia që mbështet kjo media është jo vetëm anëtare e PPE, por edhe Lulzim Basha e ka braktisur gjuhën populiste që përdori në çadrën e 2017-s me shpresën se do të dëgjohej nga njerëzit e Trump, madje edhe parapagoi një intervistë në Breitbart News, ku tha se qeveria e Ramës është e drogës dhe krimit e prapë s’bëri efekt, ka një nonsens kjo thirrje e “Doktor urrejtjes” për ndihmë, siç e kanë cilësuar mediat amerikane e ato europiane.

Megjithatë, nëse e shikon me vëmendje, sidomos këto ditë, qarqet e Berishës dhe Metës kanë nisur një fushatë në rrjete sociale, që është pikërisht ajo që u fundos në SHBA e sidomos në Europë.

Njerëzit e agjitropit të Metës po bombardojnë rrjetin pikërisht me gjuhën e urrejtjes.

Ja ç’shkruan një nga këshilltarët e Metës në rrjetet sociale sot:

“Neveria me urrejtjen me jane barazuar si per eterit edhe te bijte. Por me shume me bejne te vjelle e me perziejne zorret, pikerisht klonet e tyre, Elisa, Veliaj, Manasterliu…”.

Po ky këshilltar i bën thirrje mbështetësve të opozitës të mos ndjekin televizionet e mediat kombëtare, por vetëm ato të klanit të Berishës e Metës, që sipas tyre “japin realitetin e vërtetë”.

Në kohën kur Bannon ishte me peshë, as ja fishkëlleu, sot që është në rrugë e madje i akuzuar për mashtrim, e kanë thirrur që t’i ndihmojë.

Po a e kanë paguar për konsulencën?!

9 komente në “Pse Berisha e Meta kanë thirrur në ndihmë “Doktor urrejtjen”, që e zboi me ceremoni Donald Trump?!”

  1. Leqi says:

    Ju merr ca para berishes dhe likes ky dhe iken ne shptepi te vet.likja me berishen leke te vjedhura i kane e nuk esht problem i madh.ata dhe nji homeles te vij nga amerika mjafton vetem te flasi kundra rames i japin leke.

  2. SYRI media, me TV dhe Portal (WebSite) qe ka Drejtues kryesor Qime Peken prej provinces se Kuksit, eshte nje Media 100% e financuar qe ne lindje para disa vitesh si portal i thjeshte e deri me sot ne TV, i familjes Sali Berisha, ku direkt merret vete Shkelzen Berisha. Kjo Media e futur para pak Muajve ne sistemin e mediave ne Shqiperi eshte tashme . Nga njeri shume intim i Qime Pekes prej shume e shume vitesh, ka dale se sa miliona EURO (mbi 10 milion EURO) ka kushtuar deri me shot kjo Media dhe sidomos TV-SYRI i familjes Berisha, por qe mbeshtet dhe Ilir Meten fuqishem si “Ortak” Numeri Nje i familjes Berisha ne vjedhje e vrasje, shpifje e kercenime, qe nga 1997 me se paku. Ne kete Media totalisht KRIMINALE qe ne lindje, sot paguhen me rroga marramendase do Gazetare eksteremist dhe ndjelles te krimit me cfare thone e ulurasin ne ekranin e keti Televizioni MAFIOZ 100%, ne sherbim te shpetimit te familjeve Berisha e Meta nga Drejtesia, BURGU dhe SEKUESTRIMI.
    Sado para (Miliarda Dollare e Euro) dhe do qindra kriminele qe kane nga pas si familja Berisha dhe ajo Meta dhe partite e tyre private PD+LSI, nuk do ja dalin ti shpetojne Drejtesise se Re, BKH dhe SPAK, por do perjetojne nje FERR te vertete pas 25 Prillit 2021, pasi si SHBA nuk do toleroj me asnjerin qe nuk i bindet Drejtesise se Re ne Shqiperi.

  3. tuti says:

    Si nuk hoqi dore ky derr shpellari nga keta kriminel…

  4. miljonat qe i vodhen Shqiperise ja dhurojne Te Huajve
    me mbajt ne skllaveri shqiptaret .

  5. Dani says:

    Ore liberalët e Temës lexoni,kuptojeni pastaj komentoni për Banon,ai nuk është racist fare por është kunder rregullave të pashkruajtura këtu në amerike për racat.Po të jetosh këtu në amerike i kupton se si janë problemet racore,ndryshe nga sa shikoni ju në filmat e hollywoodit apo programet e televizionit ,ato japin një ide tjetër ndryshe nga realiteti.

    1. Po says:

      Pershendetje Dani. Mund te me thuash te pakten nje prej ketyre rregullave te pashkruajtura per rracat? Meqe une nuk jetoj ne Amerike. Dhe Meqe u dashkan rregulla te shkruajtura per rracat. Te lutem!

    2. Bullshizzle says:

      Ore ti antiliberali i Temes ketu diku ne Amerike, kupto ne fillim qe Obama dhe Biden pertej llogjeve ne Media jane po aq konservative neoliberale ne bindje sa Bushi dhe Regani “Trickle Down Economics”. E vemja arsye qe Amerika nuk eshte shtet i korruptuar eshte sepse korrupsioni (lobizmi, evazioni fiskal, law-loopholes, nepotizmi politik ne foreign policy, filantropizmi fallco, etj) ne Amerike eshte i ligjshem, ku nuk ndeshkohet kjo sjellje e urryer korruptive. Shpresoj te hapesh syte dhe bej pak ‘RESEARCH” mbi bruimet, financat dhe pozitat e lakmuara neper bordet korporatiste e te afermeve te gjite politikaneve prominente qe e quajne vehten ‘demokrate’ apo ‘republikane’. Vazhdo te blesh brockullat e ketyre maskarejve qe shtirren sikur kane interesin tend ne zemer. Fajin gjithnje e ka dikush prandaj Amerika po perfundon ne nje hale e madhe si Europa. Po bie perandoria or mik…

  6. Pokeristi says:

    Prej me shume se 6-te vjet eshte cilesuar si gjeniu me negativ ne USA e me gjere ne glob.
    Sot ka probleme mashtrimi me naive politike dhe eshte kontigjent i drejtesise Amerikanene.
    Mbase me te drejte e veteshpallura e djathte komuniste shqipetare,ka nevoje per nje ndyresire me shume,si Bannon.
    Ai ka nevoje per Para dhe ju ofron sherbim te gjithe plehrave politike.

  7. I says:

    Saliu eshte myslyman. Kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje