VIDEO/ Rama thumbon opozitën: Muri i ndryshimeve pasqyron dallimin mes nesh e atyre që janë e shkuara

12 Tetor 2020, 08:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish opozitën mëngjesin e sotëm teksa ka dhënë lajmin për transformimin e godinës së Drejtorisë së Targave dhe shtypshkrimeve.

Rama ka publikuar një video që tregon transformimin e godinës, ndërsa shprehet se në ndryshimet e ngritura gur pas guri pasqyrohet dallimi i madh mes socialistëve dhe atyre që ishin para tyre në pushtet.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër nga plot transformimet domethënëse që vazhdojnë, duke e ngritur gur pas guri murin e ndryshimeve ku pasqyrohet dallimi i madh mes nesh që shohim nga e ardhmja e atyre që janë thjesht e shkuara, ju uroj një javë të mbarë të gjithëve”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje