Meta i përgjigjet Ramës me video: Reflekto se përndryshe do të kesh përballë jo vetëm një president “të shkalluar” por dhe 3 milionë shqiptarë të tillë

12 Tetor 2020, 09:40Politika TEMA

Ilir Meta ka publikuar një deklaratë të tijën në seancën plenare të 28 prillit 2017, menjëherë pas votimit nga Parlamenti si president i Republikës.

Meta thekson se ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Meta i bën thrirrje Ramës të reflektojë dhe të respektojë 5 qershorin, se përndryshe  do të ketë përballë jo vetëm një president “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar”.

Postimi i plote i Metes:

Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.

Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.

Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

4 komente në “Meta i përgjigjet Ramës me video: Reflekto se përndryshe do të kesh përballë jo vetëm një president “të shkalluar” por dhe 3 milionë shqiptarë të tillë”

  1. Pleshti says:

    Une nuk te vij???me ha rroçken?..

  2. K says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur, fshatar injorant.

  3. Vjola says:

    ILIR META ESHTE RRACE QENI ,POR KURRE SE SI QEN RRACE.
    ILIR &MONIKA SI FAMILJE JU UROJ TE JU BJERE NJE SEMUNDJE E PASHERUESHME QE TE VUANI DERI SA T’JU HEDHIN NE VARR.

  4. Franci says:

    A KA NDONJE MIK KY NJERI QE TI FLASE ME QETESI QE TA MARRE SHTRUAR E TI THOTE QE NUK I SHPETON DREJTESISE E TE MOS BEHET PRESIDENT SHVEJK.
    ILIR FLORIRI PRITE ME QETESI DENIMIN E DOREZOHU SI BURRE PER TE MARRE ATE QE MERITON PER VJEDHJEN E FLORIRIT, KORRUPSIONIT ME ZE E FIGURE, PER KONTRABANDEN E DROGES E PROSTITUCIONIT ( DEKLARUAR NGA MIKU YT BERISHA) E PER ZHDUKJEN E DY KUFOMAVE PAS MALIT TE DAJTIT.
    TI MENDON QE SHQIPTARET JANE BUDALLEJ E DO TE SHKOJNE PAS NJE HAJDUTI E VRASESI ME LIGJERATA GJOJA PATRIOTIKE.
    POR E KE SHUME GABIM PASI SHQIPTARET JANE NJE POPULL I MENÇUR ME KOIFICIENT INTELIGJENCE 10 FISH ME TE LARTE SE POLITIKANET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje