Shkëlzeni aktivizon një “teolog mysliman", kundër Edi Ramës

12 Tetor 2020, 10:54Politika TEMA

Berisha dhe Meta po përdorin gjithë arsenalin e tyre kundër Edi Ramës, gjatë këtyre muajve të fundit.

Pasi ngritën një televizion me para që nuk dihet se nga vijnë, ata kanë afruar gazetarë dhe analistë të shumtë, që sulmojnë non stop Edi Ramën.

Por, interesant është një prej tyre.

Kjo, për faktin se është teolog mysliman.

Ose të paktën ashtu prezantohet në publik.

Ai ka qenë madje për disa vite edhe drejtues i Kulteve Fetare, kur në pushtet ishte Berisha.

Quhet Ermir Gjinishi, një personazh me lidhje të dyshimta, gjë për të cilën edhe e larguan nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Prej disa muajsh, ndërkohë që kishte kohë që ishte “zhdukur”, ai është aktivizuar, por këtë radhë politikisht.

Tani Gjinishi shfaqet si analist në portalin e familjes Berisha, për të sulmuar Edi Ramën, me një fjalor që do t’ia kishte zili edhe Fahri Balliu.

Nuk dihet se çfarë e shtyn një “teolog”, që të paktën publikisht përgjatë gjithë këtyre viteve është përpjekur të mbajë distancë nga politika, të kthehet në një kamikaz në duart e Shkëlzen Berishës, por duket shumë e çuditshme përfshirja e tij në këtë betejë “për jetë a vdekje” të dyshes Berisha-Meta kundër Edi Ramës.

Vrasja e Sali Tivarit dhe ndalimi i Gjinishit

Komuniteti Mysliman vite më parë do të tronditej nga një ngjarje e rëndë brenda zyrave të tij. Në janar të vitit 2002 u qëllua brenda godinës, sekretari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Sali Tivari.

Deri më tani nuk është dënuar askush për vrasjen e tij pasi Prokuroria ka pezulluar hetimet për shkak të mungesës së provave, megjithatë disa dokumente të gjeneruara në atë periudhë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me vrasjen në fjalë, hedhin dyshime të forta mbi grupet ekstremiste të mbështetura nga fondacioni Al Haramain në atë periudhë në Tiranë.

“Sali Tivari, një zyrtar i lartë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u vra në janar të vitit 2002. Ermir Gjinishi, i cili mbështetet nga AHF (Al Haramain) u ndalua si dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, por mbi të nuk u arkivua asnjë akuzë. Ai u lirua më vonë nga autoritetet shqiptare.

Pak para se të vritej, Tivari kishte vënë në dijeni AHF-në (Shoqatën Al Haramain) pjesë e së cilës ishte edhe Gjinishi se kishte ndërmend të reduktonte ndikimin e huaj mbi Komunitetin Mysliman”, theksohet në dokumentin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën ka një raport të posaçëm mbi aktivitetin e shoqatës Al Haramain në Shqipëri, e cila është bijë e rrjetit terrorist të Al Kaedës.

Në këtë dokument paraqiten lidhjet e Al Kaedës me Al Haramainin, por edhe përfaqësuesit zyrtar të kësaj shoqate në Shqipëri.

Më pas, raporti vijon duke shpjeguar edhe arsyet e vrasjes së Tivarit nga ekstremistët e El Haramain.

“Para se të vritej, Tivari kontrollonte financat, personelin, vendimet dhe çështjet që kishin të bënin me donacionet mbi myslimanët në Shqipëri. Kjo i jepte atij një fuqi që t’i mbijetonte disa tentativave të ekstremistëve të trajnuar për ta zëvendësuar me qëllim marrjen e fuqive ekzekutive të tij”, thekson raporti.

Vrasja e Sali Tivarit në zyrë u shoqërua me hije të mëdha dyshimi për shkak edhe të aktivitetit të shtuar të celulave egjiptiane të Al Kaedës në Shqipëri.

Në atë periudhë pati aksione të bujshme të Policisë së Shtetit kundër këtyre celulave, duke arrestuar figura të larta të kësaj organizate terroriste në Shqipëri.

Anëtarët e huaj të Al Kaedës apo organizatave të saj bija ose u arratisën ose u arrestuan nga shteti shqiptar, ndërsa mbështetësit vendas u larguan për një periudhë nga vendi për t’u rikthyer sërish me një orientim të ndryshuar tashmë.

(TemA)

20 komente në “Shkëlzeni aktivizon një “teolog mysliman”, kundër Edi Ramës”

  1. Goni says:

    Vampiri i Zenit

  2. Gjino says:

    Kur u be kunder Rames ky plehra e Bin Ladenit? Ky donte me u bo ambasador, iu lepi Rames aq shume se i grisi pantallonat me gjuhe.

  3. KUsh e vrau Sali Tivarin? says:

    Lexoni ketu kush eshte Ermir GJinishi:
    http://shekulli.com.al/262849/

    https://www.treasury.gov/press-center/press-releases/Pages/js1703.aspx

    Nje terrorist i Bin Ladenit ne Shqiperi. Nuk ka thene ende asgje per vrasjen e Sali Tivarit

  4. Lida says:

    Çudi keto plehra duken qe ne mimike qe jane llumi i shoqerise.Keta tipa jane gati te kthehen ne letyra kundrejt pageses.Kur do te pastrohet shoqeria shqiptare ?

  5. Trotski says:

    Kjo Ngjarje duhet zbardhur sa ma pare .me kete mesele nje ish eksponen t SHIK-ut eshte shprehur se del i ngateruar dhe Alibeaj i PD.

  6. thuthuqi says:

    Eh, vetem nje te keqe ka ky teolog:”Eshte ipotent, ndaj dhe ka nxjerr sumen ne shitje”

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Sjemi greke,as bullgare,
    turq e serbe,s’jemi,
    jemi vetem shqipetare,
    kete emer nder e kemi.

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
    Me futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike,Sali Berisha mbylli
    njekohesisht porten perendimore te Shqiperise.
    Thirja e duam Shqiperine si gjithe Europa,u zevendesua me dum Baba Dovletin.

  8. jashar says:

    Sa ndonje te re, me Sali kriminelin vetem kriminelat afrohen…. Familje kriminale eshte, ka vrar dbe ka vjedhur….

  9. Lakuriqi natës says:

    Ky më ngjan mua??????????????

  10. Ky islamqen i ndyre , ky djarea orientale... says:

    qe qelbin tiranen , keto mbetje spermazoidale otomane qe pengojne integrimin e shqiperise ne europe. Largohuni o qelbesira qe te eci ky vend drejte zhvillimit se europa nuk ju duron dote.

  11. Martin says:

    Cka per tu cuditur?? Ata nuk do len me gur e kusur pa levizur per te shpetuar. Deri sa SPAK dhe Byroja e hetimit nuk do te veprojne deri per zgjedhje e vetmja shprese e likes dhe saliut eshte amos fitojn zgjedhjet. Jane ne gramat e fundit mos tju duket cudi qe te vrasin dhe njerez per te shoetuar lekuren.

  12. ora says:

    mos e ngatarroni Ermir Gjinishin me këto budallëqe.vetëm se tha një të vërtetë.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Mos po bgabohemi me emrin e ketij tipit ?
      me dukete se e ka Erekeq!!!!!!!!

  13. Shenjedstra says:

    Dihet dhe kuptohet qart qe ky mut Gjinishi eshte futur te Shkelzen Berisha te dhjesin dhe te paguhet per ket dhjerje.Krimineli gjithemon ngelet kriminel ne shpirt dhe ne dinjitet.

  14. Dash Pacja says:

    Tipari i pare i ketij portreti qe me ra ne sy ishin veshet.

  15. 19 says:

    Kta vemje do e marin ne qafe kombin ton kjo rrace e keqe.

  16. BUJARI JU DEGJON says:

    Sa qejf qe i ka Saliu veshegjatet!… ? ? ?

  17. astrit shba says:

    Rama e propozoi kete per ambasaor ne nje nga vendet arabe por nuk vendosi ish presidenti nishani,ne qoftrese eshte mbyllur hetimi pa prova te rihapet,keshtu do te besoj populli dek drejtesia qe kerkojme te jete.Marja e jetes se nje njeriu pa u zbuluar arsyeja eshte e denueshme ,teologu e di me mire se kush do tjeter,per ta bere vegel per para eshte nje sherbim i ulet per nje predikues te fese .

  18. Beni says:

    Ermir Gjinishi nga Peqini eshte nje terrorist i alkaides, bir komunisti e imorali nga ata komuniste plehra, dhe e ema ka qene sekretare partie e lagjes. Familje funderrine. Mos u merrni me te. Eshte thjesht nje kavie, perkundrazi kur flasin njerez si ky, i shtohet reputacioni PS. Madje uroj qe jashteqitja e PD te nxjerre ne mikrofonin e saj sa me shume tipa si ky. Sa me fat ky Edi or zot. Gjithmone PD ja dhuron me shume kenaqesi pushtetin, sepse PD e mbeshtet propaganden jo tek alternativa por tek jashteqitje si Ermut Gjinishi.

  19. bedriu.xh says:

    skeni perse i permendi familjen e sidomos prinderit.Ka dy prinder te mrekullueshem e 2 vellezer shume te mire, qe te gjithe te shkolluar. Prinderit e tije te dy me arsim te larte kane edukuar shume breza e ata i jane mirnjohes. E ema ka qene kryetare keshillit te lagjes , dhe ka bere shume sidomos per njerzit ne nevoje. Kaq them e keto jane teper te sakta se i njoh shume mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje