Moska sulmon Ramën: "Shqipëria e Madhe" kërcënim për Ballkanin, të ndërhyjë BE

12 Tetor 2020, 19:56Politika TEMA

Rusia ka reaguar ashpër për mbledhjen e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë duke deklaruar se politika e “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për sigurinë në rajon.

“Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Ballkan”, tha Ministria e Jashtme ruse.

“Ekziston një përshtypje e paqartë, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e ‘qasjes’ së tyre, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e “Shqipërisë së Madhe”, pa marrë parasysh sa përpiqen të zbukurojnë planet e tyre”, vijon ajo.

Rusia vijon më tej duke theksuar se “veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Pozicioni mbi nevojën për të “eliminuar kufirin” midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos ishte një shqetësim”.

Ministria e Jashtme ruse, siç thuhet në deklaratë, shpreson se do të ketë një “reagim të qartë ndaj këtij veprimi nga bashkësia ndërkombëtare dhe kryesisht nga Bashkimi Evropian të cilit Asambleja e Përgjithshme e OKB i ka besuar misionin e dialogut Kosovë-Serbi“.

“Qëllime të tilla minojnë procesin e zgjidhjes së cështjes së Kosovës, anulojnë përpjekjet që bëhen dhe kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët midis Beogradit dhe Prishtinës” thuhet në deklaratë.

Kujtojmë që pas mbledhjes së përbashkët reagimi nga Beogradi ishte i fortë, ndërsa replikat në distancë përfunduan me dy nota proteste respektive nga Shqipëria dhe Serbia.

14 komente në “Moska sulmon Ramën: “Shqipëria e Madhe” kërcënim për Ballkanin, të ndërhyjë BE”

  1. Gjergj says:

    Mos, po na sulmon moska krye..patriotin Rama!!! Gjelle e gatuar Moske Vucic Rame me ca kelyshe ketu si ngjela sigurimsi vlleh per ti dhene ca vota Kryesherbetorit te tyre (sllaveve e dreqit me te bir ,vec jo shqiptareve) Mjerane!!!!

    1. Kajo says:

      O gjergj…..je zog gomari…..gjykon si yt ate vesh gjati….per fat te mir pak kan mbetur nga soi jot ….

  2. taso kume says:

    po politikanet tane pse nuk i pergjigjen qe RUSIA fillon ne FILANDE DHE MBARONE NE JAPONI dhe nuk ngopet duke mare KRIMENE NJE PJESE TE GJEORGJISE ETJ .

    1. Pffffff says:

      Mos harro se Rusia ka pushtuar 40 % te Finlandes dhe bejne moral per paqe
      %%

  3. Brss says:

    Lehin serbet lehin dhe ruset. Kope qensh.

  4. George says:

    Deklarata e MPJ te Rusise Antishqiptare eshte ne perputhje te plote me Serbine Shoviniste qe po armatoset deri ne dhembe, duke u pergatitur ta aneksoje perseri Kosoven brenda kufijve te saj.

  5. Marko Boçari says:

    Ç’farë ështe kjo “rusia”?! … ???

  6. Askushi says:

    Sa te kemi babe ameriken mos e rruni shume per rusine.le ti bien qemanese rusoserbet

  7. Ramo Mezini says:

    ATE QE BERI BURRI KURV ENVER HOXHA ME PRONAT E POPULLIT MBAS CLIRIMIT BERI EDHE EVROPA KURVE ME SHQIPERIN NE VITIN 1913. ASHTU SI POPULI SHQIPETAR I RIMIORI PRONAT E TIJ MBAS VITIT 1990 EDHE SHQIPERIA DO I RIMARRI TERITORET E GRABITURA. BALLKANI DO JET ME I STABILIZUAR ME FUQI NORMALE TE CDO SHTETI DHE DO JET SHUME I KERCENUAR ME DIFERENC TE MADHE MIDIS SHTETEVE SE FRIKA I RUAN VRESHTAT ME TEPER SE ROJA. SHQIPERIA DHE KOSOVA FORMALISHT JANE ME VEHTE POR SHPIRTEISHT JANE TE BASHKUAR DHE KEJO VLEN ME TEPER SE HEQJA E KUFIJVE MIDIS TYRE, GJE PER TE CILEN DO VENDOSIN VETEM SHQIPETARET E KOSOVARET DHE ASKUSH TJETER. SHBA NUK KISHTE NEVOJE PER LEJEN E ASKUJT KUR BLEU ALASKEN NGA RUSIA DHE PORTO RIKON NGA KUBA.

  8. Shenjestra says:

    Kur Moska meret me Edi Ramen do te thot se Rame eshte nje politikan i madh dhe ja kane friken.Me kete sulm qe i bene Moska Rames per mendimin tim eshte vleresim per Ramen.Kokat e medha hahen me shtete te medha.

  9. thana says:

    Qeveria shqiptare duhet t’ia beje te qarte qeverise ruse se per shkak te presionve te Rusise Cariste, Fuqite e Medha te Europes me 1912-1913 krijuan nje Serbi te Madhe duke i dhene edhe toka te banuara nga shqiptaret dhe maqedonet dhe nje Shqiperi gjysmake. Me 1945 Jugosllavia e Titos u riorganizua duke e shpallur republike Maqedonine e banuar kryesisht nga shqiptare dhe maqedone, kurse Kosoven e banuar kryesisht nga shqiptare e shpalli Krahine Autonome te Serbise, pra njohu dhe korrigjoi deri diku gabimin e vitit 1913 duke e zvogeluar terrotirin e Serbise se vitit 1913. Me 1999 Kosova u clirua dhe u shpall shtet i pavarur me popullsi dermuese shqiptare.
    Nese nuk do te kishte perdorur presionin e saj Rusia Cariste me 1913 do te ishte krijuar Shqiperia natyrale qe ne ate vit si propozuan Austro-Hungaria, Italia e Gjermania, ku do te ishin perfshire gjithe territoret e banuara nga shqiptaret, gjithashtu do te ishte krijuar dhe nje Serbi natyrale ku do te ishin perfshire si jane sot territoret ku serbet bejne shumicen.
    Pra Rusi e sotem duhet te kuptoje se i ka shkaktuar nje dem te madh popullit shqiptar duke e vonuar krijimin e shtetit shqiptar kombetar, krijimin e Shqiperise natyrale ku te permblidhen gjithe territoret e banuar nga shumica shqiptare.
    Perrallat e shovinizmit serb per Shqiperine e Madhi t’i lere menjane Rusia e sotem, sepse perndryshe tregon se politika e sotme ruse eshte vijuese e politikes se Rusise Cariste…

  10. likefloriri says:

    Mire ruset e serbet, se gjithmone antishqiptare kane qene, po ky komentuesi gjergj a thua eshte serb?

  11. Vicidoli says:

    Jane unision me mosken edhe me ndere likja qe e sulmon per shitjen e Kosoves bashke me do koqevare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje