Ambasada e SHBA në Tiranë vjen me një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane.
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.
“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: LINKU”– njofton ambasada.