Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se Ilir Meta nëse do të përballet në debat televizi me kryeministrin Rasma duhet të heqë dorë nga posti i Presidentit.
Ashtu si Rama, edhe Balla e akuzoi Metën se takohet skutave me subjektet e OfL-së, ndërsa shtoi se nuk e di se çfarë kërkon presidenti më nga Shqipëria pasi ka qenë në të gjitha pozicionet shtetërore.
“Presidenti nëse do debat me kryetarin e PS, duhet të japë dorëheqjen nga Presidenca, të kthehet de facto në krye të LSI, pasi ai është kthyer ku prezanton kandidatët e LSI nëpër skutat me subjektet e OFL-së. Shpresojmë që presidenti në varësi të hënës të reflektojë për pozicionin e tij.
Për mua e rëndësishme është se çfarë pozicioni është Ilir Meta, pasi për 30 vite i ka mbajtur të gjitha pozicionet që mund të jenë në Shqipëri”, tha Balla në Report Tv.
Dhe me ndihment tuaj o Balle leshi. E fundit eshte berja president. Kishit mundesi ta shkarkonit dhe nuk e bete. Jeni te peshtire o Balla.
Mire funksionet, dakort! Po me keto profesonet qe e akuzojne ne rrjete, blogje, gazeta, si eshte z. META? A mundesh te thuash ndonje gje?