Nga Eduard Zaloshnja
Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do të jenë të ngjashme me zgjedhjet e 2017-ës, kur koalicionet paraelektorale u pamundësuan nga marrëveshja Rama-Basha e 17 majit. Sidoqoftë, llogaritë nuk do të jenë identike si atëherë. Dhe ja përse.
Së pari, le të theksojmë se Shqipëria ka një sistem zgjedhor rajonal proporcional, dhe jo kombëtar. Që do të thotë se një subjekt zgjedhor mund të marrë 48% të votës popullore e të sigurojë 74 mandate parlamentare (siç qe rasti i PS-së në zgjedhjet e 2017-ës), ndërkoh që mund të marrë 52% të votës popullore e të sigurojë vetëm 70 mandate parlamentare. Gjithçka varet nga shpërndarja e votave nëpër qarqe dhe nga numri i mandateve në secilin qark.
Krahasimisht me 2017-ën, do të ndryshojnë numrat e mandateve në 3 qarqe, si rrjedhojë e ndryshimit të numrit të shtetasve të regjistruar në gjendjen civile (pavarsisht nëse jetojnë në Shqipëri apo jashtë). Kështu, qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak, ndërkohë që qarkut Tiranë do t’i shtohen dy.
Vetëm nga këto ndryshime, PS-së i pakësohen 2 mandate, krahasuar me 2017-ën (PS-ja mori mandatet e fundit në shpërndarjen e tyre në Dibër e Gjirokastër). Dhe pyetja është nëse PS-ja do të jetë në gjendje të marrë 20 mandate në Tiranë (për të rikuperuar humbjen e 2 mandateve në Dibër e Gjirokastër). Gjasat për këtë duken të vogla, për faktin se edhe mandatin e 18-të PS-ja e mori falë vetëm 34 votave që “i munguan” PDIU-së, për ta marrë atë mandat. Për këtë arsye, qarku i Tiranës do të shohë edhe betejën më të fortë, ku opozita është më e favorizuar në bashkitë periferike (Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë), ndërsa PS-ja në kryeqytet.
Qark tjetër ku PS-ja mund të humbasë një mandat është qarku i Durrësit, ku mandati i diskutueshëm i Agron Dukës nuk ka gjasa të ridiskutohet, pas largimit të Vangjush Dakos nga shtabi elektoral i PS-së. Sidoqoftë një plus për PS-në në garën e fortë të Durrësit do të jetë largimi i Lefter Kokës nga LSI-je e afrimi i tij me PS-në…
Në qarkun e Elbasanit, situata ka ndryshuar me kalimin e Aqif Rakipit nga PDIU-ja tek PS-ja (Rakipi ishte gjeneratori kryesor i votave të PDIU-së më 2017). Për këtë arsye gjasat e humbjes së një mandati nga PS-ja në qarkun e Elbasanit janë më të vogla se në dy qarqet e tjera të Shqipërisë së Mesme.
Në qarqet nën Shkumbin, gjasat janë të vogla që PS-ja të humbasë ndonjë mandat (përveç atij të Gjirokatrës, i cili është pasojë e ndryshimeve demografike). Ndërsa në qarqet mbi lumin Mat, vetëm Shkodra ka mjaftueshëm mandate (11), për të patur ndryshime. Edhe pse PS-ja do të bashkpunojë taktikisht me deputetin e PSD-së (Tom Doshi) në atë qark, historia elektorale na tregon se PS-ja mund ta humbasë një mandat në Shkodër.
Si përfundim, mund të thuhet se, pavarsisht luhatjeve në sondazhe të PS-së (pak më sipër apo pak më poshtë 50-përqindëshit), ajo që ka rëndësi do të jetë beteja territoriale gjatë fushatës në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër. Në qarqet e tjera, numri i mandateve të PS-së ka fare pak gjasa të ndryshojë…
Ne zgjedhjet e 25 Prillit LSI-ja do te vej ne ne hale te gomarve bashk me Like Floririn e Nafije Dybekun, por do te syrgjenoset dhe Sali Kerma e Sypeshkaqeni.Basha do te vij si kal ne leme nga njera vile tek tjetra.Malsori Boston
ky ben llogaritarin por ne teren situata eshte e ndryshme nga ajo e 2017..Populli po shikon qe shume investime po behen njerzve te prekur nga termeti po u behen shtepu te reja gje tecilen me pd as nuk mund te imagjinohej.Lideri i Ps gabime ka bere por ne asnje rast nuk eshte akuzuar per vrasje apo korupsion individual si jane te akuzuar te ghith ata qe drejtijne pd dhe lsi.
Pd eshte cope cope.Lsi tashme mund te thuhet se ezhte asgjesuar asnje nuk degjon budalleqet e likes dhe mones.Populli e ka kuptuar se hallet e medhaja termeti apo pandemia i perballon vetem Rama.Pd sala e luli basha duan pushtet vetem e vetem per te prishur reformen ne drejtesi dhe te shpetojne nga burgu.Ne teren situata eshte qartesisht per PS ne .
Shqiptarët duhet të votojnë partinë socialiste sepse e djathta është zhytur në rëmujë me qëllimin e vetëm për të erdhur në pushtet.Po fitoi e djathta të jeni të sigurt që gjëndja do jetë si në 1997 ku dë shkatërojnë çdo gjë për të akuzuar Ramën.Jo vetëm kaq por populli duhet të votojë bindshëm të majtën për të përfunduar reformën në drejtësi që nuk mer vesh i pari të dytën sepse Meta po shkatëron qëllimisht me të drejtën që ka mos krijimin e gjykatës kushtetuese dhe të lartë.Pra e majta duhet të fitojë 2/3 e deputetëve që të mund të përfundojë drejtësinë.E djathta do sjellë rëmujën,do shkatërojë institucionet etj etj.Dhe po fitoi kështu Rrama duhet të mos jetë në krye të qeverisë por të jetë një kryeminsistër tjetëer..
Keni larguar Vangjush Dakon nga Durresi.?!
Nje mut i kemi punet!