Deputeti i PS: SPAK ta izolojë Presidentin, e ka mbushur kupën

15 Tetor 2020, 14:44Politika TEMA

Deputeti socialist, Bujar Çela, bëri deklaratën e fortë sot nga Kuvendi, ku i kërkoi SPAK “ta izolojë Presidentin Meta”!

Ndërsa foli për respektimin e masave anti-covid, Çela tha se duhet respektuar çdo vendim i organeve këshillimore dhe “jo të konsiderohen teka siç i konsideron opozita dhe pseudo-presidenti”.

Ai i bëri thirrje SPAK që “ta izolojë këtë njeri, pasi e ka mbushur kupën”.

“Ne kemi plot probleme, por ky gripi, është nje zjarr në mbarë globin dhe na ndërgjegjëson më shuam që të mbrohemi më shumë, detyra jonë është të mbrojmë çdo organ këshillimorë, jo t’i quajmë si teka, siç bën opozita, apo pseudo-Presidenti.

Unë inkurajoj kryeprokurorin të bëjë izolimin e këtij njeriu i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH, por ta izolojë”, tha Çela.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje