Kryeministri Edi Rama duket mjaft i kënaqur me reagimin e qytetarëve në ditën e parë të vendimit të ri për maska me detyrim në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Rama falënderon qytetarët për vendosjen e maskës teksa thotë se edhe vetë ai u mërzit pak me këtë kufizim, por thekson se më mirë ky taksirat se sa mbyllja prapë në shtëpi me javë të tëra.
“Super reagim sot me maskat edhe në rrugë
Rrofshi, rrofshi, rrofshi, ju dua shumë
Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA?
#MbajeMaskën?
#RuajShëndetin?
#ShpëtoJetë?”, shkruan Rama. (TemA)
Mos harxho shumë para/lek për maska se do të mbetesh pa bukë dhe internet
Patjeter qe do kete masa te tjera . Shpresojme qe te jene vertet masa dhe jo komedi . Si do qe te vije puna te lutemi shume qe mos te merzitesh se do te na zere trishtimi te gjitheve .