Ministrja Manastirliu i kundërpërgjigjet Bashës: Lëri planet e pikat!

15 Tetor 2020, 14:14Politika TEMA

Teksa shprehu mirënjohjen e saj për qytetarët që zbatuan vendimin për mbajtjen e maskës në ambientet jashtë shtëpisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  i është kundërpërgjigjur edhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ajo ka thënë ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por ajo beson  se është situatë serioze, duhet të trajtohet si e tillë dhe duhet të jenë të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve.

Manastirliu tha se kjo është një luftë e shqiptarëve që duhet të zbatojnë rregulluat për të shmangur mbylljen që do të ishte e detyrueshme nëse nuk respektohet masat.

“Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë. Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve.

Kjo është një luftë e qytetarëve shqiptarë që duhet të zbatojnë rregullat për të shmangur mbylljen që do të ishte e detyrueshme nëse nuk do zbatoheshin rregullat. Duke qenë se jam e kënaqur që qytetarët e kanë mbajtur maskën sot, shpresoj të vazhdoj edhe në ditët e tjera. Ne do të shohim se si do të menaxhojmë këtë situatë duke bërë përpjekjet maksimale duke marrë masa që nga gjurmimi dhe testimi”, u shpreh ministrja

2 komente në “Ministrja Manastirliu i kundërpërgjigjet Bashës: Lëri planet e pikat!”

  1. Lanabregesi says:

    Lerini fjalet,zbatoni pese pikat e Lulit te Saliut,se ndryshe do gjeni belan,thoni faleminderit me 5,se mund ti bej dhe dhjete?!

  2. Francezi pe Gjoje says:

    Jam me banim ne France. Sot ne mengjes heret ne kuader te hetimeve te nisura nga Gjykata Speciale Franceze lidhur me keqmenaxhimit te sitates se Covid ne France, policia bastisi shtepite e Ministrit aktual te shendetsise Olivier Veran, Drejtorite te pergjithshem te shendetit, ish ministres se shendesise, ish kryeministrit Edouard Philippe etj, etj.
    Kjo eshte pavarsia e sistemit gjyqsor francez. Ky eshte krye titulli i te gjitha kanaleve televizive francez.
    Ne keto momente une jam ulur para televizorit dhe po shoh nje ENDERR kaq te BUKUR sikur kjo po ndodh edhe ne atdheun tim te dashur, sikur po bastisin psh shtepine e Yllit tone Televiziv Ministres sone te Shendetsise, Ogerta Manastirliut.
    QOFTE LARG, MOS E DHENTE ZOTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje