Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS ka prezantuar plaftormën dixhitale online ‘’Deputeti që duam’’.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, ftoi të gjithë ata persona që kishin ide, dëshirë dhe pasion për të qenë më afër njerëzëve dhe për të bërë punët e shtetit në të ardhmen.
Kjo platformë do të nxjerrë një vlerësim për çdo deputet të PS të mandatit të fundit për performancën e tij në këto 4 vite.
Vlerësimi do të jetë nga 1-5 teksa ndahet në 3 faza, nëntor, janar dhe shkurt teksa deputetët do të kenë mundësi të përmirësojnë vlerësimet. Në këtë platformë mund të votojnë si anëtarët e PS dhe qytetarët.
Fjala e kryeministrit Rama për prezantimin e platformës:
Do të mirëpresim të rinj e të reja, me ide energji e dëshirë. Dhe jemi shumë të lumtur që të ndajmë këtë eksperiencë me njerëz që kanë dëshirë për të çuar para punët e vendit dhe ti jenë pranë njerëzve.
Dua t’iu them të gjithë të rejave e të rinjve, që sapo kanë mbaruar shkollën, apo punojnë kudo që janë të mirëseradhur të shprehin interesin e tyre.
Po ashtu edhe gra dhe burra me energji të reja, që janë ekspert, mësues çfarëdolloj fushe, kudoqoftë.
Që janë aktivë dhe kanë talent, që kanë ide, pasion dhe dëshirën për të kaluar nga fjalët në vepra, janë të mirëpritur. Ky është mesazhi që dua të përcjellë sot.
Demagogji hesapi. Lideri Suprem gjatë gjithë rrugëtimit të tij nuk ka dëgjuar ata që I kanë bërë kokën, e jo më të dëgjojë zërin e qytetarëve.
Si gjithmonë politikanët kujtohen për ekzistencën e popullit vetëm në periudha zgjedhjesh.
mashtrues…8 vjet ne rrugen e vazhdimesise se Berishes…per kete do mbahesh mend dhe kryeministri i gjobave per ata qe skane buke te hane…
=
deshtak, tipik marksist qe vetem per pushtet mendon dhe “oligarket ” e dobishem.
Sa premtime ka mbajtur ky?
Sa premtime ka mbajtur ky?
Me kujtove Hariton pas zgjedhjeve te 2013, ku ftonte gjithe qytetaret te beheshin pjese e “Platformes se re te PS” (cfare fjalesh te medha) dhe te aplikonin per detyra te rendesishme… fix si Rama sot. Edhe Tahiri u bente thirrje qytetareve qe te shprehnin mendimet e tyre per “Policine qe duam”…pastaj, si njeri, si tjetra e si gjithe te tjeret bene cfare deshen vete ose si e donte Rama.