Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” tha se maskat do të jenë të detyrueshme deri në dalje të dimrit, kjo edhe për shkak të faktit se nuk dihet cili do të jetë ndikimi i gripit stinor në reagimin e koronavirusit.
“Maskat do të qëndrojnë deri në dalje tyë dimrit. Çështja është çfarë do të sjelli më shumë gripi stinor.
Gjobat do të merren çdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të falen”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një “po” pyetjes së analistit Lorenc Vangjelit, i cili e kapyetur nëse rrezikojmë të mbyllemi apo jo.
Kreu i qeverisë tha sot në opinion se shteti ynë është i përgatitur për pandeminë, dhe se janë ende 50% të kapaciteteve mjekësore të lira dhe në gatishmëri.
Vangjeli: Cilat janë skenarët më të këqinj dhe vija e kuqe?
Rama: Kemi 50% të kapaciteteve tona të lira. Jemi përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimërit, skenari i këtij sezoni është në tavolinën time që në qershor.
Vangjeli: Atëherë çfarë duhet të bëjmë? A rrezikojmë të mbyllemi?
Rama: Të mbajmë maska, të lajmë duart e të respektojmë rregullat. Po rrezikojmë të mbyllemi.
Në lidhje me Rindërtimin, Rama tha se 100 milionë eurot e alokuara nga BE edne nuk kanë filluar tëinvestohen, duke thënë se shteti shqiptar ka 20 miliardë lekë në kantiere dhe 7 miliardë euro në grante.