Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e një “bande” policore në Sarandë, anëtarët e së cilës therin dhe tentojnë të vrasin banorët. Për muaj me radhë, në qytetin bregdetar kanë ndodhur disa ngjarje kriminale, ku disa autorë janë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve, ose kanë lidhje familjare me këta punonjës të ruajtjes së rendit. Por, deri në ditët e sotme, asnjë punonjës nuk është vënë nën akuzë, por vetëm shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë.
Disa ditë më parë, emisioni investigativ denoncoi një ngjarje kriminale të ndodhur në muajin qershor 2020. I dëmtuari Arjan Hoxha ankohej se një punonjës i policisë së burgjeve, Ilmi Limaj, e kishte qëlluar me qytën e pistoletës. Madje, më pas e kishte shtrirë përtokë duke i drejtuar edhe pistoletën. Limaj u ndihmua nga kunati i tij Beso Qorri dhe nga të afërm punonjës të policisë së Sarandës. Ngjarja e qershorit është arkivuar, pasi prokuroria nuk faktoi se ishte përdorur pistoletë, megjithëse ngjarja ishte në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Këta të fundit pranuan para gazetarëve të Fiks Fare se autori kishte përdorur armën e punës, duke vënë në rrezik dhjetëra klientë të lokalit.
Por, disa ditë pas publikimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një tjetër ankesë. Elida Papagjika ankohet se, të njëjtët
autorë të plagosjes dhe tentativës së vrasjes së Arjan Hoxhës, kanë plagosur dhe kanë tentuar të vrasin edhe vëllanë e saj. Ngjarja e dytë ka ndodhur në fund të muajit gusht 2020 në Sarandë, ku 5 persona kanë qëlluar me thikë Dino Majkon. Elida thotë se autorët veprojnë si bandë në Sarandë, pasi kanë lidhje të forta me strukturat e Policisë së Shtetit. Më tej pohon se ngjarja, megjithëse ka pasur kamera sigurie, nuk është zbardhur plotësisht.
Fiksi bisedoi edhe me të dëmtuarin, Dino Majko, i cili është plagosur me thikë nga kjo ngjarje. Ai pohon se ka pasur vetëm një debat të vogël dhe më pas është gjurmuar nga Beso Qorri, djali i tij, Ilmi Limaj dhe persona të tjerë. Por, pavarësisht se për ngjarjen ka prova filmike, prokuroria ende nuk ka asnjë person të arrestuar. Në videon që disponon Fiks Fare shikohen qartë veprimet e z.Beso Qorri, djalit të tij, të cilët qëllojnë në befasi Dino Majkon. Ata e ndjekin edhe brenda në lokal, ndërsa e qëllojnë edhe me thikë. Në ngjarje merr pjesë edhe punonjësi i Policisë së Burgjeve, Ilmi Limaj, i cili sipas denoncuesve, zhduk nga vendi i ngjarjes thikën.
Por, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht, prokuroria e Sarandës nuk ka asnjë person të arrestuar. Familja e Dino Majkos pretendon me të drejtë, duke u bazuar në pamjet filmike, se ngjarja është tentativë vrasje. Autorët i shkojnë të dëmtuarit në lokalin ku po pinte kafe dhe e qëllojnë me thikë. Policia e ka cilësuar ngjarjen si tentativë vrasje, duke bërë edhe referimet përkatëse. Ndërkohë, prokurori Ilir Hoxha ka bërë rikualifikimin e ngjarjes, duke lehtësuar autorët e dyshuar.
Në takim mes prokurorit dhe të dëmtuarit, prokurori Hoxha thotë se autorët janë liruar nga gjykata. Ai i sugjeron Dinos që mos të bëjë vetëgjyqësi, por nuk i jep asnjë shpresë se ngjarja do të zbardhet. Dhe deri më tani, kur kanë kaluar rreth 45 ditë nga ngjarja, askush nuk është nën akuzë apo i ndaluar. Këto veprime kanë ngritur dyshime te familja Majko se, ashtu si në rastin e parë, prokuroria po tenton të mbrojë autorët të cilët janë punonjës policie, apo familjarë të tyre.
Kam qene ne Sarande ne vitet 2003-2004 rreth 1 vit e ca. Ne periudhen e veres dy vite rrjesht hajdute profesioniste krehnin zonen qe nga kodra matane portit dhe deri ketej nga ish Turizmi dhe akoma me tutje. Cudi qe ky grup nuk u kap. Keta hynin shtepi me shtepi dhe plackisnin naten turistet qe kishin marre me qera shtepite rrotull. Policia e pa fuqishme te zgjidhte hallet e problemet e qytetareve. Ne Sarande Policia ka bashkepunuar me hajdutet dhe trafikantet. Nuk di tani te them si eshte gjendja por ne ate kohe po. Duhet spasteim me themel jo vetem ne Sarande por ne te gjithe bregun. Policia ka familjaritet pasi jane vende te vogla prandaj ndodhin ngjarje te tilla.
S’eshte per tu cuditur. Te gjithe e dime se ne c’hale sistem jetojme. Perderi sa ky i ashtuquajtur sistem “drejtesie” mbron kriiminel, vrases e hajdute si Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Lulzim Basha, Edvin Rama e sa e sa te tjere nderkohe qe plas brenda fukarenj per dy kilovat energji elektrie, atehre ky vend i dhjere nga koka ne kembe fale haleve te permendur me siper, per fat te keq ka shku per lesh me kohe e me fakt.
Mos u merzisni, e zgjidh zv kryemunistri bibilushi ket cesshtje.
Ja se do bej ai nje status ne Facebook po jo Tani se esht I zene me ceshtjen e partizani ne futboll.
Moj ti me germen L do hesh laura me bibilysh se qeke kokra e kurves clidhje ka kryeministri me kurva si puna juaj dhe si puna e atyre ne sarande .
Copa grekesh byth… a.
Turp e faqa e zeze per drejtesine. Akoma keshtu do vazhdojme?!
Fillojeni nga ai prokurori LEGEN, qe ben muu qe mban anen e LEGENAVE police bandite. Jane DHJAKSA, por behen group dhe ndihen “te forte”. Fiksi, mos ju ndani! Degjenerojini, me keq se c’jane te degjeneruar.
SA KANE NDRYSHUAR NJERZIT.DIKURE NJE POLICE I SHERBIMIT NGA BERATI I HIDHTE NJE SY LUSHNJES,KURSE SOTE BANDAT JANE VETE POLICET ,OSE KANE LIDHJE ME BANDITET.PASTAJE E KA FAJIN SISTEMI ,KU TE PYESTE ME RRENJE E DHEMBALLE PER TI SHERBYER SHTETIT.
I BIE ME THENE ,SE PO DESHE ME I SHPETU BURGUT ,VISHU POLIC.
LAPSUS ,TE ME FALIN TE GJITHE ATA POLICET E NDERSHEM, QE RREZIKOJNE DHE JETEN E TYRE PERPARA KETYRE BANDAVE TE ORGANIZUARA.KJO ESHTE SHQIPRIA QE DUAM ,ME MINISTRINE E MBRENDESHME QE S’DUAM
Per te shkuar drejte te mires apo te keqes ( perparimit apo prapambetias ) shteti ka nje organ ekzekutiv ,te zgjedhur , i cili perpunon dhe percakton politikat e zhvillimit ne te gjitha sferat e zhvillimit shoqeror . Kryetari i pushtetit eshte pergjegjes per te gjitha zhvillimet ne vend . KM nukse do shkoje cep me cep per te zgjidhur problemet e popullit , por ai jep urdherat , direktivat , kontrollon zbatimin e urdhrave e ligjeve , detyron shoqerin njerezore –nepermjet urdheresave direktivave e ligjeve — ti zbatoi me perpikmeri ato ; ne te kundert ka edhe masa ligjore , te gjitha keto zbatohen , nepermjet institucioneve te popullit . Me lart behet fjale per munges te zbatimit te ligjeve ,, per te cilat ka detyre dhe pergjegjesi kryeministri , ndaj popullit , me te cilet ka bere kontraten e qeverisies , nepermjet zgjedjieve . Pra , demokracia eshte e mire apo e keqe ne nje shtet ; ashtu sic e pregatit qeverisia e tij .