Tetë nëntori është data e themelimit të PKSH-së. Për Sali Berishën, ish-komunistin antikomunist, data 8 nëntor ka një simbolikë të veçantë.
Sipas librezës së anëtarësisë të PPSH që ka mbajtur për 23 vite rradhazi deri në vitin 1991, Sali Berisha është pranuar si komunist pikërisht në datën 8 nëntor të vitit 1968, ose 23 ditë pasi kishte mbushur 24 vjeç.
Që të pranoheshe anëtar në PKSH (PPSH), nuk ka qënë një privilegj që arrihej lehtë në ato vite.
Duhej, ose të ishe pjestar i një familjeje të lidhur ngushtë më partinë, ose të kishe dhënë prova të shumta, me qëllim që kupola e partisë të bindej se ishe besnik i devotshëm i saj.
Që të pranoheshe komunist, duhej të kishe rekomandim nga 3 komunistë të afërt e besnikë të kupolës së PKSH në qytet, rreth, ose qendër, që i jepnin “garanci” PKSH, se i pranuari do të ishte “komunist i betuar deri në vdekje për mbrojtjen e vijës së partisë”.
Sali Berisha edhe pse në vitin 1968 ishte vetëm 24 vjeç e me 1 vit punë (kur duheshin 5 vite punë), u vlerësua se i kishte plotësuar këto “prova”.
Më vonë, përveç “10 cilësive të komunistit” Berisha dëshmoi se kishte edhe cilësi të tjera.
Por ka një të veçantë tjetër në pranimin e Sali Berishës si komunist.
Pranimet si komunist në datën 8 nëntor bëheshin shumë pak si numër, afërsisht nga 1 në çdo rreth, ose qendër të madhe pune.
Ato bëheshin me kontroll të rreptë dhe në mënyrë ceremoniale, me mbledhje të zgjeruara të komunistëve e popullit.
Pra, pranoheshin njerëz shumë të besuar me “CV” të “rekomanduar” nga sekretarët e parë të PKSH (PPSH) të rretheve dhe nga degët e punëve të brendëshme të sigurimit të shtetit.
Mandej, ata që përzgjidheshin për t’u pranuar si anëtarë të PKSH (PPSH) në datën 8 nëntor, miratoheshin si emra në Komitetin Qëndror të PKSH (PPSH) dhe u jepej tesera e anëtarësisë nga kandidatë, ose anëtarë të Byrosë Politike.
Ndërsa dje Berisha ka festuar ditëlindjen e dytë për 76 vjetorin, të parën e ka në korrik, mbetet mister nëse i takon më fëmijët e diktatorit, me të cilët shëtiste me varkë apo qëndronte anës oxhakut.(TemA)
Oboboooosa i regullt ka qene Sala ne pagese ,skalonte asnje dit e vetme , e kish si dicka te ralle pagimin e kouotes se Partise , pale kur takoi Verin per here te pare ,nuk lau doren per dy jave , dhe gerthiste e krekosen shokeve se kish takuar shokun Enver ……dhe doren do ta mbante pa lare se kish takuar Verin
Tipik karieriste i semure , i rendome , i poshter , cinik , qe per pak kariere te shtyp koken , te mgordh ne spiunlliqe ,…….personifikimi i njeriut te piste ……….