Frrok Çupi akuzon presidentin: Ilir Meta po ndiqet nga CIA, u ka dhënë nënshtetësi terroristëve

16 Tetor 2020, 08:47Politika TEMA

Analisti Frrok Çupi, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin OPEN në Top Channel, teksa ka deklaruar se presidenti Ilir Meta është në ndjekje nga CIA pasi u ka dhënë 326 terroristëve shtetësi shqiptare.

“Ilir Meta  ka problemet e veta me Perendimin, ka probleme se ai , praktikisht, u ka dhënë nënshtetësi terroristëve, ndër ta terroristët më të medhenj që CIA po e ndjek këtë çeshtje.

CIA është në ndjekje të terroristëve, të cilëve Ilir Meta iu ka dhënë shtetësi shqiptare, janë 326 nënshtetës duke filluar që pas Bin Ladenit. CIA po ndjek këtë çështje”, ka deklaruar Çupi.

Kjo ka shkaktuar një përplasje të fortë me analistin Agron Gjekmarkaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje