Kryeministri Edi Rama vijon replikat në studion e “Opinion” me panelistët.
Në lidhje me inceneratorët, kreu i qeverisë është kapur me gazetarin Armand Shkullaku, i cili tha se inceneratori i Elbasanit nuk punon dhe nuk prodhon energji.
Rama i është kthyer dhe i ka kërkuar që të zotohet se nëse inceneratori punon, gazetai të bëjë deklaratën si më poshtë:
Fevziu: Punon apo jo inceneratori?
Rama: Nuk ka mbaruar investimi.në dhjetor do fillojë puna në Fier. Në Elbasan…
Shullaku: Në Elbasan nuk punon inceneratori. Vetëm 3 herë është ndezur
Rama: Nëse inceneratori i Elbasanit, prodhon energji qënga 2017, nëse kjo energji është përdorur për nevojat e impiantit dhe tepricat janë hedhur në rrjet, dhe nëse kjo është një sahat e OSHEE dhe nëse impianti prodhon energji që nga 2017 dhe ska marrë asnjë kokërr leku për këtë se autoriteti nuk i ka dhënë çmimin dhe ata janë në gjyq a do dalësh ti të thuash që o shqiptar unë jam një person që dal këtu dhe flas kot pa lidhje sepse Edi Ramën e dua shumë?
Shkullaku: Po
Rama: Prodhon energji që në 2017.
Shkullaku: Ku e ke dokumentin
Rama: Prodhon energji, e mban për nevojat e veta dhe tepricat i hedh në rrjet dhe s’ka marr asnjë qindarkë se autoriteti nuk i ka dhënë çmimin…
A do dalësh këtu dhe të thuas që dashuria ime për Ramën është kaq e madhe saqëmë është kthyer në një verbëri…
Shkullaku: Po do dal