“Inceneratori i Fierit nuk ka punonjës”! Basha gënjen sërish publikun, ja listëpagesa e punonjësve

16 Tetor 2020, 22:19Politika TEMA

“Inceneratori i Fierit nuk ka punonjës”! Basha manipulon sërish publikun, ja listë pagesa e punonjësve.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tentuar të manipulojë sërish publikun duke thënë të pavërteta.

Teksa flitej për inceneratorin e Fierit, lideri i selisë blu u shpreh se ai nuk kishte kishte punonjës. Ai u shpreh se kjo kompani ka marrë 75 milionë euro të shqiptarëve.

“Të tre inceneratorët kanë një pronar, brenda 1 dite 16 dhjetor 2016 qeveria e Ramës ka marrë 17 vendime. Si ka mundësi qeveria mblidhet në një ditë dhe merr 17 vendime për t’i dhënë miliona një kompanie… Thelbi i gjithçkaje është se ka marrë 75 milionë euro të shqiptarëve dhe s’ka bërë asnjë ditë pune

Vetë kompania nuk i është përmbajtur kushtit për të bërë investimin. Nga ana tjetër, kemi shtetin që ka bërë pagesën. Nuk e di se si është e audituar ai bilanci sepse kompania nuk ka asnjë punonjës.

Kompania ka marrë fatura fallco. Po flasim për inceneratorin e Fierit. Pika e dytë, është fatura fallco. Nuk ka bërë asgjë, ka marrë lekë nga shteti.

Tirana dhe Fieri nuk ekzistojnë fare, aty në Elbasan kanë vënë diçka që është teknologji e viteve ’70, të treja këto kanë një pronar të vetëm. Çdo gjë që është bërë aty është fiktive”, tha Basha.

Por një dokument i siguruar nga Gazeta Shqip tregon të kundërtën. Më poshtë është listë pagesa e punonjësve në Inceneratorin e Fierit.

Listë-pagesa e punonjësve për vitin 2018:

Listë-pagesa e punonjësve për vitin 2020:

 

5 komente në ““Inceneratori i Fierit nuk ka punonjës”! Basha gënjen sërish publikun, ja listëpagesa e punonjësve”

  1. Populli says:

    Basha ishte nëpër gjumë dhe ska faji se të kesh bashkpiton si SALIANJI NOKA RISTANI ETJ ÇA DO BËSH

  2. Rrumpalla says:

    Po me lylushin këta të inceratorëve do kishin më shumë para, por ml shumë pa dinjitet dhe bythë lëpirës të pushtetit.

  3. zara says:

    Ju bëni shumë mirë që deklaroni në shtyp, por nuk është e drejtë të nxirren të dhënat e qytetarëve, pse shpif opozita pasi kështu do të vijë në pushtet. Vetëm po të jenë budallenj njerëzit të besojnë këtë idjot.
    Nuk i kuptoj pse kemi kaq televizione e asnjë s’ka një emision të vërtetë investigativ.
    Menduam që Top Story do bënte ndonjë punë por dhe ky degjeneroi, duke bërë vetëm konstatime.

  4. Arben says:

    Por kjo listepagese nuk e justifikon 75 milionëshin e shpërdoruar. Ju të Temës na nxirrni ndonjë dokument me punën që paskan bërë këta punonjës që justifikon atë vlerë dhe atëherë do bindemi që nuk janë VJEDHUR paratë . Këto të tjerat janë thjesht shmangie nga thelbi për t’i hedhur hi syve publikut.

  5. Lol says:

    PERSE JANE FSHIRE EMRAT, CESHTE KY KONSPIRACION??!!! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje