Nga Adriatik Doçi
Ditën e enjte Presidenca reagoi kundër investigimit të Shqiptarja.com mbi skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga Ilir Meta, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”.
Por, në vijim të investigimit, rezulton se vetëm një pjesë shume i vogël e listës me 382 emra janë vërtetë intelektualë, njerëz të respektuar, artistë dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët e meritojnë nënshtetësinë edhe duke shmangur procedurën e zakonshme e cila kërkon rreth 1 vit kohë.
Ndërkaq, pjesa tjetër janë njerëz të lidhur me histori korrupsionit dhe skandale të ndryshme kryesisht nga Kosova, të cilëve u është gjendur Ilir Meta, duke u hapur rrugën të marrin një pasaportë shqiptare dhe të lëvizin pa viza brenda Bashkimi Evropian.
Ditën e djeshme publikuan një listës me personazhe të dyshimtë që janë pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta në emër të interesit kombëtar, ndërsa sot po sjellim emra të tjerë pjesë e qokave të Presidentit dhe muzikës tallava.
Mes 382 emrave qe Presidenti Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë shqiptare pa plotësuar kushtet dhe zbatuar protokollet e sigurisë, me pretendimin se janë ‘asete të kombit’, janë ‘intelektualë të shquar’ dhe ‘familjarë dëshmorësh’, rezulton për shembull nusja e re ruse e Ylli Pangos, ish- ministër i Kulturës së Sali Berishës. Ajo është Maryna Yurii Pango (Lytvyneko/Korolkova), për të cilën Meta është vënë në lëvizje, duke shmangur procedurën e rregullt në dhënien e shtetësisë. Pjesë e listës është edhe Maria Vjacheslav Pacolli (Shichkova), nusja e Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës, biznesmen dhe kryetar i Partisë Aleanca Kosova e Re. Zonja në fjalë nuk plotësonte kushtet ligjore për fitimin e shtetësisë, ndaj Meta e ka futur në kategorinë e ‘asetit kombëtar’, duke i dhënë shtetësinë shqiptare pa procedura.
Në të njëjtën formë, shtetësinë shqiptare e ka marrë nga Ilir Meta edhe Rejhan Vuniqi, e cila shoqëron Behgjet Pacollit nëpër botë. Për ‘merita të veçanta’ dhe si ‘heronj’ janë pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta edhe disa persona, të cilët në fakt rezultojnë këngëtarë dasmash dhe të rrymës së njohur tallava. Ata janë Behar Spahiu, i njohur për këngë dasmash dhe kolazhe, Kujtim Aliu, Imer Rama, Naim Abazi, i cili është edhe bashkëshorti i Mihrije Braha, Shkumbin Kryeziu, Astrit Lekaj, Bekim Kryeziu, Fatmir Muja, autor këngësh etj.
Duke përdorur në mënyrë abuzive pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, e cila parashikon dhënien e shtetësisë pa kushte dhe duke anashkaluar procedurat në raste shumë të veçanta dhe vetëm kur Shqipëri ka një interes kombëtar, Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë edhe shefit të eskortës së Ramush Haradinaj, Arif Ahmetxhekaj, nuses së djalit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Doruntina Lekaj, një praktikanteje tek ministria e Infrastrukturës, Gentiana Mushica, studentes Valëza Kastrati dhe gjyqtares Emine Salihi.
Në emër të interesit kombëtar, Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare pa plotësuar kriteret edhe modeles Majlinda Zeka, ish-partnerja e reperit Majk, pilotit Veton Breznica, një specialisteje në ministri Lea Shllaku, përfaqësuesit të një OJQ Lorik Muçaj, tatimores Anita Nikshiqi, kryetart të Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj etj.
Duke parë këtë abuzim masiv dhe kthimin e Presidencës në fabrikë qokash me nënshtetësinë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi para disa muaj një ligj të ri për nënshtetësinë, duke forcuar kriteret dhe duke i kaluar ministrisë mundësinë për dhënien e shtetësisë për interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.
Ligji i ri u miratua në korrik 2020 por u kundërshtua ashpër nga Ilir Meta pikërisht nga heqja e kompetencës për të dhënë shtetësi në formë qokash dhe e ktheu për rishqyrtim në gusht. Kuvendi e miratoi edhe një herë ligjin pa asnjë ndryshim në fund të muajit shtator 2020, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, duke i dhënë fund historisë së skandalit me nënshtetësinë.
Por si në ligjin e ri, kështu edhe në ligjin e vjetër në çdo rast shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj edhe kur nuk i plotëson kriteret, kur nuk përbën kërcënim sigurinë kombëtare. Dhe pikërisht këtë kontroll mbi sigurinë, presidenti e ka injoruar si në rasti e futbollistit ganez të klubi Tirana, Winnful Essua Joseph Cobbina, që ka fituar nënshtetësinë shqiptare nga Ilir Meta me një procedurë që ka zgjatur vetëm 8 orë. (Shqiptarja.com)
H..A..J..D..U..T ne cdo qelize. Burg dhe vetem burg per kete qelbesire.
Bastardi me litar me by the perpjete…
TIRANA! Meta ka nje qellim qe bene keto dhenje nenshtetesie.Ai po importon njerez nga jashte per t’a votuar partine e tij LSI,se brend ai po e shikon vdekjen me sy se nuk e voton njeri.
Ky eshte gangsterI me I zgjuar dhe
me i famshem ne bote…. Pa vrare njeri perdor vulen e presidences dhe fiton miliona euro. Rrofsh o Edi… qe na dhurove nje bandit president. Dhe mos bej sofizma se ishe i detyruar. Ne se nuk kishe votat prisje zgjedhjet e reja ose lije Nishanin… Ne raport me Meten Nishani duket burre shteti.
Preside ti me kushtetutën në fuqi, mund të shkelë sa herë t’i dojë menderja, po për sa herë nuk quhet “e rëndë”, ai nuk mban asnjë përgjegjësi. Ka bërë shumë e më shumë se kaq shkelje ligjesh deri dhe kushtetuese dhe nl fund….u mbars mali dhe polli një mi. Me Ilrin në këtë moment e deri kur t’i mbaroj mandati ka dy rrugë. T’i hiqen ato kopetenca të cilat mund t’i shpërdorojë për të arritur qëllime politike, korruptive etj, shkelje të cila i sjellin dëm vendit dhe shoqërisë dhe e dyta institucionet e shtetit, por edhe mediat më shumë se deri tani, t’i nxjerrin me fakte dhe dokumenta ujë të zi, për ta çuar diskreditimin e tij deri aty ku dhe më bythlëpirësi i tij, të mos guxojë dot t’i dalë dot në krah. U qamë kot nga Nishani! Ky jo se nuk njihej e dihej kush ishte, por në rolin e presidentit, në vend që të mblidhej ca, sillet si qeni kur lëshohet nga zinxhiri. Ptuu, racë e keqe!
Presidenti me kushtetutën në fuqi, mund të shkelë sa herë t’i dojë menderja, po për sa herë nuk quhet “e rëndë”, ai nuk mban asnjë përgjegjësi. Ka bërë shumë e më shumë se kaq shkelje ligjesh deri dhe kushtetuese dhe në fund….u mbars mali dhe polli një mi. Me Ilrin në këtë moment e deri kur t’i mbaroj mandati ka dy rrugë. T’i hiqen ato kopetenca, të cilat mund t’i shpërdorojë për të arritur qëllime politike, korruptive etj, shkelje të cila i sjellin dëm vendit dhe shoqërisë dhe e dyta institucionet e shtetit, por edhe mediat më shumë se deri tani, t’i nxjerrin me fakte dhe dokumenta ujë të zi, për ta çuar diskreditimin e tij deri aty ku dhe më bythlëpirësi i tij më i guximshë e i pafytyrë, të mos guxojë dot t’i dalë dot në krah. U qamë kot nga Nishani! Ky jo se nuk njihej e dihej kush ishte, por në rolin e presidentit, si i tillë, në vend që të mblidhej ca, sillet si qeni kur lëshohet nga zinxhiri. Ptuu, racë e keqe!
Kur nje njeri i zakonshem vjedh nje koker molle,quhet hajdut,kur vjedh nje shtet quhet “burre shteti”?!
Meta vetëm ka firmosur, të tjerrët duhen pushuar nëse kan gabuar me arsyetimin e tyre dritë-shkurtër.
Te hetohet Anjeza Burnazi me cfare lekesh i ka blere pronat.
Shefja e shtetesive ne presidence
A mendon zoti Adriatik,se nder bjondinat sllavofile,mund te kete edhe Pela Troje…rrace GRU-je,qepaguhen andej e pal.ohen … kendej…Pango dukej shume i perthithur…paska bere goxha investim! Shkelja e ligjit mbi shtetesine eshte bere rendom dhe si qoke,eshte koha qe dikush ti studjoje dhe seicilit,qe ka perfituar shtetesi ne shkelje,ta terheqe vete ate,ndryshe le te ballafaqohen me ligjin,edhe firmetari!Shtet patatinash !
Kush janè ata qè janè ofenduar pèr nxjerrjen e emrave,nè BE èshtè me ligj se kur jepet nènshtetèsia shteti am duhet t’a publikoj nè gazetèn zyrtare qè lexohet nga tè gjith bashkit e shqipèrisè dhe zyrat pèrkatèse.Nuk jepet nènshtetèsia sikur tè blije 1 kile qepè.i humbet vlerèn shqipèris si dhe pashaportès ,shumè raste janè dhèn nè mènyr tè pa ligjshme dhe tè hetohet ligjèrisht nga prokuroria,dhe Spak.
Si hajdut që është, dhe këtë e kemi parë live të gjithë, e paska gjetur mënyrën për të bërë para! Këtij njeriu i punon mendja vetëm si të vejë në punë mekanizmin e vjedhjes në çdo lloj rrethane! Pis njeri, shëmtirë!
O gazetar i ´famshem’…. Nuk e di per rastet e tjera qe ti permend por per rastin e Pangos e di personalisht qe nuk ka patur asnje nderhyrje, madje do te thoja qe ka qen e kunderta ! Pr. Pango eshte i martuar me Marinen e cila po i afrohet te 50- ave ( te cilen ti me tendence e quan ‘nusja e re’) dhe ata kane nje femije. Mbas marteses dokumentat jane hedhur sipas rregullave ne fuqi dhe zvarritjet kan qene te paimagjinueshme ,ne ministrine e brendeshme dhe pastaj ne presidence. Dhe marrja e nenshtetesise ka qen jashte afatit nga keto zvarritje. Duke mos u zgjatur ne detaje per diçka qe eshte kollaj e verifikueshme nga nje gazetar investigativ, problemi eshte gjetke… Eshte tek roli i gazetareve te llojit tuaj qe dezinformojne dhe krijojne nje atmosfere mosbesimi tek njerezit e thjeshte te cilet lexojne, i gllaberojne ´te vertat’ tuaja pastaj vjellin vrer si me siper. Ajo qe te heq c’do shprese eshte fakti qe mediat tradicionale ishin bastioni i fundit ku shprehen, debatohen fenomene te ndryshme politiko/ sociale nga gazetare te denje apo intelektuale. Ju e keni degjeneruar komplet duke e kthyer ne mejhane ku qelbet c’do gje nga pislliqet qe shkruani. Dhe mungesa e etikes gazetareske+ mungeses se talentit bejne qe dhe debilet si ju te kene oren e tyre te lavdise…
Kjo qeveri ose eshte e paafte ti arrestoje kto kanceret qe 30 vjet po hajne deri ne kocke kete vend ose i ka ne dore te gjitha provat dhe i mban peng dhe ua tund mekatet sa here kta ngrejne zerin dhe koken.
Thjesht te na vije keq per veten cfare lejojme te degjojme dhe te shohim cdo dite ne kete hale vend.
Vazhdojme te ndjekim arminen ne ing se mos na shpeton pa i pare vetullen dhe cicen ose nusen e damianit kur i puth kembet e palara guruse sa zbret nga avioni ose sa ka lene me barre ben ahmetaj kete vit ose sa i nderrojne cantat gicat e ilirit dhe mones. Vaj me det