Turqia i kërkon Shqipërisë që të rreshtohet në krah të Azerbajxhanit

16 Tetor 2020, 18:16Politika TEMA

Diplomacia shqiptare ka heshtur duke ruajtjur barazlargësinë në konfliktin që ka shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakhut, por ky qëndrim i Tiranës nuk është “pritur” mirë nga Ankaraja, që kërkon pozicionim të qartë në krah të azerëve.

“Azerbajxhani meriton mbështetjen dhe simpatinë e justifikuar edhe nga aleatët tanë, përfshirë këtu Shqipërinë dhe partnerët e tjerë Europianë, që nga Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, duke pasur parasysh konfliktet në Abkhazi, Osetinë e Jugut, Krime, Donbas, apo Transnistria”, thotë në një editorial për “Albania Daily News”, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk.

Kryediplomati turk në Tiranë nënkupton se rreshtimi në krah të Azerbajxhanit është detyrim për Shqipërinë, që të dalë në mbrojtje të interesave të saj.

“Armenia ka shënjestruar gjithashtu edhe gazsjellësat duke rrezikuar sigurinë energjitike, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën. Sulmet e saj ndaj degëve jugore të gazsjellësave që mbërrijnë në Europë, që kalojnë në Turqi, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe Itali do të lënë Rusinë si të vetmen furnizuese me gaz të të gjithë Europës”, shkruan Joruk.

Vetë Turqia është rreshtuar që në fillim në krah të azerëve, madje është akuzuar nga Armenia dhe vende të tjera, kryesisht të Europës Perëndimore se po e mbështet atë, jo vetëm përmes armatimeve me dronë dhe mjete të tjera luftarake, por edhe me mercenarë që ka përdorur në konfliktin e Sirisë.

Joruk thotë se është e qartë se Armenia është fajtorja për rindezjen e konfliktit që fle për vitesh dhe se ajo është në shkelje të të gjitha rezolutave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai thotë gjithashtu se Jerevani nuk ka qenë i sinqertë në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga i ashtuquajtur “Grupi i Minskut”.

“Mëngjesin e 27 shtatorit, forcat armene nisën bombardimin mbi pozicionet mbrojtëse azere dhe popullsinë civile me artileri të rëndë dhe raketa në kundërshtim të hapur me marrëveshjen e armëpushimit dhe ligjet ndërkombëtare për Vijën e Kontaktit në Nagorno-Karabakh.

Me këtë akt agresioni ndaj Azerbajxhanit, Armenia provoi edhe njëherë se është pengesa kryesore për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon”, shkruan Joruk.

11 komente në “Turqia i kërkon Shqipërisë që të rreshtohet në krah të Azerbajxhanit”

  1. edi koma vete says:

    Mos u merzit ore burrazer deri ne te rrujtme e ke ….mrena ja dhe pak sa ti jape nje definicion ketyre çapaçuleve pede- resa ene masanaj kemi me u mor me azere e gomere ….qe baba qe palla .

    1. abc says:

      I moret dhuratat nga Sulltani ????
      Mereni dhe presionin Turk per interesa te Azerve, Pakistanezve, … dergoini Sulltanit disa xhihadista nga Albanistani dhe Kosova, dergoni ndonje kontigjent me gra dhe kalamaj, hajde solidaritet per Azeret kerkon Sulltani c’fare prisni ?

  2. Drangoi says:

    Po cfare politike te jashtme ka Shqiperia o diplomat??
    Shqiperia nuk ka nje politike te qarte te jashtme per Shqiptaret ne rajon dhe jo me.per cfare thua ti.

    Turqia ka qene nder alatet me te medhenj te Shqiptareve ne Ballkan keto 30 vite.

    Pervec faktit qe Shqiptaret nderohen dhe respektohen ne Turqi ne maksimin, jane pjese e elites se biznesit dhe politikes, ka m qindra organizata Shqiptare ne Turqi, gjuha shqipe eshte gjuhe me zgjedhje ne sistemin shkollor etj, por mbi te gjitha Shqiptaret nderohen dhe respektohen, ashtu si askund tjeter ne Europe, jo vetem per reputacionin e Shqiptareve si politikane, sundues dhe luftetare ne Perandorine Osmane por edhe ne kontributet per Turqine.

    Turqia ka dhene me mijra bursa shkollimi per Shqiptaret, ka dhene me qindra operacione spitalore falas, shkollohen me qindra oficere shqiptare, ka dhene mbeshtetje te forte ne vitet kaotike te 1997 dhe ofroi ndihme ushtarake falas ne 1999 ne rast se servet do sulmonin Shqiperine, dhjetra avione turq bombarduan Beogradin deri sa para 10 vitesh nuk kishin marrdhenie diplomatike, ka investu 2.9 millard euro ne Shqiperi keto 29 vite, ndertoi 500 apartamente falas ne Lac etj.

    Jevgjit armene ne disa raste kane brohoritur per servet.

    Por ka nje gje diplomat, sic e thashe ne nuk jemi vend sovran.

    Duke qene se shumica e BE kane kohe qe jane kunder Tuqise, atehere ne si shtet jo sovran qe jemi nuk dalim dot kunder pederasteve te BE.

    1. Eri says:

      Politika eshte marredhenie interesi.Turqia ka interesa po jo se i behet vone per shqiptaret.Kjo vlen per te gjitha shtetet e botes,edhe per Turqine.Ne Turqi ka shume shtetas turq me origjine shqiptare por ata nuk njihen si minoritet dhe nuk kane shkollat e tyre.Shqiperia duhet te ruaje ekuilibrin ne politiken e jashtme duke u bere apel paleve per nje zgjidhje paqesore.Nuk mund te behemi pale luftuese me njerin apo tjetrin.Megjithate Shqiperia duhet te mbroje interesat e saj ne rruge diplomatike pa krijuar iluzione apo keqkuptime me partneret e vet.

  3. Baxho says:

    Shum bukur, ultimatum me kishit vu
    a zer baj xhan?

  4. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Armenet jane autoktone kurse azeret jane te ardhur nga stepat e Azise se Mesme.

  5. Sulltan says:

    Mos e vrit mendjne shoku ambasador !
    Shteti shqiptar e ka pak problem te deklarohet se ke mbesht
    Sepse i ka breket ne fund te kembeve ,dhe udheheqesit e kane mendjen vetem te vjedhin!
    Por populli shqiptar mbeshtet te drejten e azerbajxhanit per te kontrolluar teritorin e vet !
    Pra hyxhym dajak ndaj atij pis mileti ,
    Te cilin e mbajme mend nga koha e perandorise
    Qe se bashku me greket dhe serbet , ishin furnizuesit kryesore te haremeve.
    Dhe shqiptaret vecanerisht ishin te paret qe i çfrynin bolet
    Mbi zoçkat sllave ,greke ,armene etc
    Pra suxhuk hyxhym djak !!!

  6. skiptare says:

    ajde qiuni turki NUK JU DO NJERI NE BOTE JENI TE KEQINJE. ROFTE ARMENIA DHE POPULLI I SAJ HEROIK VDEKJE TURQISE MONGOLEVE OTHOMAN PTUUUUUUUU ZHDUKU OR SELCUK

  7. Ushtaraku says:

    Do të bëjmë rreshtoren?
    duhet ta kërkojë vetë azerbajxhani

  8. Koli says:

    Ky ambasadori qenka tutkun se nuk mund te behet nje kerkese e tille duke vene ne veshtiresi nje vend tjeter.Kjo eshte metode e gabuar nga ana turke.

  9. larg nga turqia e qeneria osmane. says:

    po cu qi robt turqve azerbaxhanit e pakistanit e cu permban stani.larg islamikeve te mutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje