Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se “është një turp” që deputetet dhe ministret e qeverisë Rama nuk kanë reaguar për grevën e urisë së grave naftëtare.
Njeheresh shantazhon SPAK-un, qe sipas nenkryetarit te LSI nuk po leviz as gishtin dhe eshte ne ortakeri me hajduterine!
“Gratë naftëtare janë në grevë urie. Vetëm ky fakt do të rrëqethte këdo njeri normal dhe ka rrëqethur tërë Shqipërinë pasi gratë punëtore dhe nëna njëherazi ndodhen në grevë urie thjesht dhe vetëm për diçka. Për djersën e ballit të tyre e cila ju është grabitur, ju është vjedhur, ju është plaçkitur në sytë e një qeverie hajdutësh.
Një tufë grash ministre dhe deputete, llafazane dhe dënglaxhije, që bëjnë sikur çerrin gjoksin për gratë, për barazinë e tyre, për të drejtat, ju a kanë vënë tapën në gojë hajdutëria e qeverisë dhe asnjëra prej këtyre grave ministre e deputete nuk guxojnë të hapin gojën për nënat, motrat punëtore të robtuara gjithë jetën që punojnë në naftat në një punë shumë të vështirë e që ndodhen në grevë urie. Një turp e një faqe e zezë”, tha Vasili.
Përmes një deklarate për mediat, Vasili theksoi se SPAK sot “është në provë” dhe po mbahet shënim nga opozita çdo rast që nuk po hetohet.
“Përse janë në grevë urie naftëtaret, e naftëtarët ditë më parë dhe qindra familje në Ballsh që kanë punuar e kërkojnë djersën e ballit? Për disa milionë euro. Vetëm për disa milionë euro që ju takojnë, që ju përkasin.
Po në të njëjtën uzinë ku qeveria e kusarëve nuk ju ka marr detyrimet prej 60 milion euro kompanive që kanë përdorur uzinën, të cilat i kanë përvetësuar dhe i kanë futur në xhep 60 milion euro. Dhuratë e korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare, e lek për të paguar pagat e ligjshme të punëtorëve nuk ka. Pra nuk ka qeveria se qeveria vetëm vjedh.
Sot SPAK-u është në provë, ndan përfundimisht bashkëfajësinë dhe bashkë hajdutërinë me qeverisë, ose do të hetojë e do t’i çojë përpara drejtësisë ata.
Ne po mbajmë shënim çdo ditë të kaluar që SPAK-u mbyll gojën, SPAK-u nuk lëviz gishtin, do të thotë ortakëri me hajdutërinë, do të thotë bashkëfajësi, do të thotë bashkëpërgjegjësi, për të cilën do duhet të përgjigjet njëlloj si qeveria”, tha Vasili.
Bravo të qoftë
Spaku të veprojë ose të arrestohet për shkelje detyre (neglizhencë)
të tillë koment kam ditë që e kam bërë
BRAVO BRAVO BRAVO
Bravo të qoftë
Spaku të veprojë ose të arrestohet për shkelje detyre (neglizhencë)
të tillë koment kam ditë që e kam bërë
BRAVO BRAVO BRAVO
Bravo të qoftë
Spaku të veprojë ose të arrestohet për shkelje detyre (neglizhencë)
të tillë koment kam ditë që e kam bërë
BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO