Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi komentoi historitë e tij për ndarjen nga bashkëshortja dhe lidhjen me një vajzë tjetër.
Ai tha se këto histori janë fabrikuar nga njerëzit e Lulzim Bashës.
“Ato mi kanë shpikur njerëzit e Bashës. Unë jam njeri që e dua familjen. Unë kujdesem për 4 fëmijët e mi.
Edhe për ata që më kanë sulmuar. Unë paguaj detyrim për të mbrojtur familjen, nuk them dot ende ish-familje”, tha Gjuzi për Report Tv.
Për Gjuzin, Basha nuk është një lider i denjë për PD-në duke shprehur kritika dhe për largimin e tij nga parlamenti.
“Basha keqardhje e madhe është. Nuk ma merrte mendja se do më gënjente. Lulzim Basha ka gënjyer Partinë Konservatore. Unë jam deputet prej Partisë Demokratike. Si mund ta linte parlamentin.
Si ka mundësi Presidenti, komandati i përgjithshëm i forcave të armatosura e thotë nuk ka problem që Rama nxori autoblindat.
Basha ka defiçensë. I ka thënë doktorit, mos e bë. Basha është dibran i mençur por i nuk e ka orarin në Atlantik” – tha Gjuzi.
Ndërkohë gjithashtu Gjuzi ka komentuar dhe foton e tij me snajper të cilën e kishte publikuar disa ditë më parë.
Ai nuk tha nëse ishte e vërtetë ose jo por tha se ishte një mesazh për Ramën dhe është arma që do të shpojë tollumbacin e Rilindjes.
“Ishte për Ministrin e Brendshëm që nuk kujdeset për territorin e Shqipërisë si dhe mesazh për Ramën. Ajo është një armë që shpon tullumbacin e Rilindjes” – tha Gjuzi.