Eksperti amerikan: Muajt e ardhshëm do të jenë më të errëtat e pandemisë

19 Tetor 2020, 20:18Bota TEMA

Rastet me koronavirusi janë në rritje e sipër në Amerikë, duke paralajmëruar për një dimër të vështirë. Sipas ekspertëve, për amerikanët, muajt e ardhshëm do të jenë më të tmerrshmit e pandemisë së koronavirusit. SHBA-të shënojnë mesatarisht më shumë se 55 mijë raste të infektuara në ditë, dhe të gjithë shtetet deri më tani po tregojnë trend rritës.

“6 deri në 12 javët e ardhshme do të jenë më të errëtat e të gjithë pandemisë. Nga tani deri në periudhën e pushimeve SHBA do të shohë numra “shumë, shumë më të mëdhenj se edhe 67 deri në 75,000 raste të reja në ditë,”- tha Michael Osterholm, drejtori i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës.

Ndërkohë që pavarësisht shifrave të reja eksperti i lartë i shëndetit, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive Anthony Fauci tha vetëm amerikanët mund të ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të virusit duke respektuar udhëzimet e ndjekura nga zyrtarët: shmangien e ambienteve të mbushura me njerëz, praktikimin e distancës sociale dhe mbajtjen e maskës.

Deri më sot, SHBA ka shënuar më shumë se 8.1 milion raste të infektuara nga pandemia dhe 219.765 persona që kanë ndërruar jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje