FOTOT: Pylli orbital “Dervish Luzha” bëhet gati për qytetarët

20 Tetor 2020, 14:27Sociale TEMA
FOTOT: Pylli orbital “Dervish Luzha” bëhet gati për

Pylli orbital “Dervish Luzha” tashmë thuajse po merr formën përfundimtare.

Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit prej disa ditësh po kujdesen për sistemimin e tij.

Ky projekt do të jetë padyshim një nga stolitë e gjelbërta më të bukura që do t’i shtohet për pak ditë kryeqytetit.

Rivitalizimi i kësaj hapësire po bëhet përmes një punë të përditshme duke nisur nga pastrimi i zonës, punimi, mbjellja e bimësisë e deri në gjelbërimin final të saj.

Tashmë punojësit po përfundojnë edhe fazën e shtrimit dhe sistemimit të rrugëve brenda së njëjtës zonë, duke i paraprirë në këtë rast edhe projekteve të tjera infrastrukturore e urbane që janë në plan të realizohen brenda kësaj hapësirë.

Mes shumë projekteve të tjera në të cilat punon paralelisht, ekipi i “Punëtorëve të qytetit”, rikualifikimiiI lulishteve dhe padyshim sistemimi i këtij pylli kanë zënë një vend të rëndësishëm.

Gjelbërimi I Tiranës si dhe shtimi me sa më shumë pemë e bimësi të reja është tashmë prej vitesh një nga fokuset kryesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje