Nga jugu për në Tiranë? Ja një zgjidhje e zgjuar si të shmangni rrethrrotullimin te “Shqiponja”

26 Tetor 2020, 11:39Sociale TEMA

Bllokimi tek “Shqiponja” ka futur në kaos qarkullimin e mjeteve në Tiranë.

Për të gjitha automjetet që vijnë nga jugu, ka një mënyrë sesi ato mund të hyjnë lirshëm në Tiranë, pa qenë nevoja të futen në Unazën e Re apo të kalojnë tek rrethrrotullimi, ku ka nisur puna.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga jugu për në kryeqytet mund të zgjedhin të kalojnë fare lehtë nga Rrogozhina për në Elbasan dhe pastaj për në Tiranë.

Ky sens i ri lëvizjejë është një zgjidhje shumë e mirë, e cila nuk sjell asnjë vonesë për të hyrë në Tiranë, pasi qarkullimi është i lirshëm falë tunelit të Elbasanit dhe për 20 minuta vjen në Tiranë.

Ndërkohë, nëse do të zgjidhni rrugën nga Durrësi, mund të hasni edhe më shumë fluks makinash, për shkak të biznseve dhe industrisë që është përgjatë gjithë autostradës.

Sigurisht, alternativa të tjera janë dhe ato të sugjeruara nga ARRSh dhe Policia e shtetit.

2 komente në “Nga jugu për në Tiranë? Ja një zgjidhje e zgjuar si të shmangni rrethrrotullimin te “Shqiponja””

  1. Niku says:

    Sigurisht eshte nje alternative shume e mire per ata qe vijne nga Jugu. Por qe te vish nga Rrogozhina apo dhe Elbasani ne Tirane per 20 min, duhet shume fantazi. Nga Rrogozhina jane 75km dhe ta besh per 20 min duhet te ecesh me 225km/h, kurse nga Elbasani ne Tirane jane rreth 45km qe do te thote per ta bere per 20min duhet te ecesh me 135km/h.
    Pershendetje gazetarit optimist.

  2. Sokoli says:

    Gazetari te thote si te vish ne Tirane, jo si te vish ne kryeqytet! Tirane eshte edhe Krraba, Iba, Ndroqi… Qarku Tirane me sa dij une ka edhe Kavajen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje