"Kodi", Kryemadhi: Meta do t’i japë dhe një shans maxhorancës, opozita fitore plebishitare

20 Tetor 2020, 11:10Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së thotë se presidenti Ilir Meta ka lënë të nënkuptohet që do të kthejë për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, “si një shans që maxhoranca të dalë mbi palët”.

Kryemadhi, megjithatë, tha se këto ndryshime janë “taktika elektorale” që nuk kanë për të rritur votat e Partisë Socialiste. Sipas saj, opozita do të ketë një fitore plebishitare në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor janë vetëm taktikë elektorale e Edi Ramës. Vetëm krijojnë lehtësim shpirtëror te hallexhiu por nuk shtojnë votat te kutia.

Nga ana tjetër për sa i përket strategjisë së opozitës, jemi në pritje çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Nga konferencat të Presidentit, do t’i jepet edhe një shans maxhorancës të mos dalë mbi palët.

Fuqia e opozitës do të kalojë përmasat dhe to të jetë plebishitare. PD është në përfundim të kandidimit për deputetët në qarqe, kështu që jemi drejt hapjes së partisë.

Çdo ditë i shtohen LSI-së intelektualë, burra dhe gra, por edhe të rinj dhe të reja”, deklaroi Kryemadhi.

5 komente në ““Kodi”, Kryemadhi: Meta do t’i japë dhe një shans maxhorancës, opozita fitore plebishitare”

  1. shtoni selite,se ngelen njerezit rrugeve says:

    Kerkova dhe une te bej pjese ne radhet e LSI-se.Shkova nje jave rrjesht,por kishte radhe te gjata,i ruhem korones edhe pse krietarja me njohurite e saja si doktore shkencash na ka siguruar se nuk ndodh gje.Shpresoj qe ditet ne vazhdim te bjere pak radha.Por siç thote krietarja qe do te jete plebishitare me kane humbur shpresat se do te arrij te futem ne seli.Kur s’do,s’do, me fatin nuk luhet.

  2. K says:

    Ju të dy dorëzoni gjënë e vjedhur se “shansin” do ja japi Amerika shqipëtarëve ,kur t’ju shporri ju ,dhe gjithë hajdutët si ju. Meta pret gjykimin.

  3. Fshatari says:

    Po zonja krye ku….. Keto dit sa mori teseren e lsi se ky rushkua im po budallai e hengri …..duhet te vish vet zonj ti japesh nje tjeter ….copa letre jan…se ky kafsh esht gomar aq…..dhe ty zonj te ka qef…..aman pranoheni rrushkon. Ne lsi….ta kini per nder punon nuk vjedh ……flm zonja kryetare ky rrushkoja. Mezi pret tja japesh …..

  4. Lesh e LI says:

    Je e vonuar znj. Kryemadhi,(nqs e meriton fjalen zonje) Rama ka akoma pune per te bere, eshte i ri , perpara se te behet President. Karamelen ka ne goje Meta se ka hesape me kete popull dhe kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje