Një muaj me Covid-19, Braho nga Kryeministria me lot në sy tregon betejën: Preka vdekjen

20 Tetor 2020, 11:21Sociale TEMA

Drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, e cila ishte prekur nga koronavirusi nga Kryeministria në një konferencë ku ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar përballjen me koronavirusin.

Braho është shprehur se ka prekur vdekjen duke falenderuar mjekët që e ndihmuan të rikthehej në jetë.

Ndër të tjera Braho u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat.

“Dua të falenderoj mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’ mjekët që më ndihmuan ta kalojë këtë betejë jo vetëm mua, por të gjithë.

Janë herojt e Shqipërisë për punën e palodhur që ata kanë treguar. Unë jam një dëshmi e gjatë pas tre javësh unë preka vdekjen kur oksigjeni vajti në 40%.

Duhet pasur kujdes sot je mirë nesër e sheh veten në spital.

Dua tu bëj thirrje të gjithë atyre që janë skeptikë, dua të them që të gjithëve të luftojmë së bashku. Të mbajmë maskën, të luftojmë këtë infeksion të pabesë që sot je mirë, nesër e sheh veten në spital. Covid-19 nuk është shaka” u shpreh Braho.

1 komente në “Një muaj me Covid-19, Braho nga Kryeministria me lot në sy tregon betejën: Preka vdekjen”

  1. soni says:

    boll u perdore mbase ata qe ke hequr nga puna te mallkuan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje