Revolta e virologëve gjermanë, kritikojnë mbrojtësit e teorisë së imunitetit të tufës

20 Tetor 2020, 18:03Sociale TEMA

Virologët botërorë përplasen me njëri-tjetrin lidhur me teorinë e imunitetit të tufës për koronavirusin e ri.

Shoqëria gjermane e virologjisë ka publikuar një dokument që hedh poshtë pretendimin e disa shkencëtarëve britanikë e amerikanë, që imuniteti mund të arrihet nëse kategoria më e rrezikuar do të izolohej dhe pjesa tjetër të zhvillonte një jetë normale.

Sipas virologëve gjermanë, një gjë e tillë rrezikon të shtojë ndjeshëm numrin e viktimave të Covid-19. Ata shtojnë se në kategorinë e personave më të rrezikuar nga pandemia nuk bëjnë pjesë vetëm të moshuarit, por edhe personat me sëmundje shoqëruese dhe probleme të tjera.

Gjithashtu, theksojnë faktin se nuk është akoma e qartë sa zgjat imuniteti pas rënies në kontakt me virusin, prandaj një teori e tillë është shumë e rrezikshme nga pikëpamja mjekësore, sociale dhe ekonomike.

2 komente në “Revolta e virologëve gjermanë, kritikojnë mbrojtësit e teorisë së imunitetit të tufës”

  1. njerzim leshi/zhgenjys says:

    tufa e lopve, deleve, dhive

  2. KORÇARI says:

    Cilët virologë gjermanë qënkan revoltuar, ata që dalin si MAJDANOZË NËPËR EKRANE, ata si puna e GOMARIT PIPERO, sepse PJESA DËRRMUESE E VIROLOGËVE GJERMANË DHE JO VETËM , JANË TEJET TË REVOLTUAR NGA MASHTRIMET GALOPANTE TË MASKARENJËVE ,ZAGARËVE, LEGENAVE TË PAGUAR SI PUNA E PIPEROS, QË MASHTROJNË NJERËZIMIN PËRSA I PËRKET COVIDIOTIT APO PLANDEMINË PËR TË MBUSHUR XHEPAT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje