VENDIMI/ Nis heqja e depozitave nga tarracat: Nga depozitat familjare te ato kolektive poshtë pallateve

20 Tetor 2020, 13:22Sociale TEMA

Vendimi i Qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve duket se do të nisë nga Kamza dhe Paskuqani. Dega e Ujësjellës kanalizimeve të këtij qyteti ka shpallur tenderin për ndërtimin e një sistemi depozitash të përbashkëta për furnizimin me ujë të pallateve kryesisht të vjetra. Zona ku Implentohet Projekti jane Pallate ne përgjithësi 5 kate te ndërtuara para viteve 90 dhe furnizimi i abonentëve duke mos qene 24 ore tani per tani furnizohet me depozita ne përgjithësi 1000 litra per çdo abonent duke paraqitur një rrezik per pallatet si per peshën ashtu edhe per lagështirën.

Qëllimi i projektit është ndërtimi i një sistemi furnizimi depozitash kolektive uji per banoret e pallateve Kamez lgj.1 ,jo me me depozita ne taracat e pallateve te cilat ishin një peshe mbingarkese per pallatet si edhe mundesia e mosfunksionimit te galixhanteve ka bere qe shpesh here te derdhet uji duke shkaktuar lageshtire dhe derdhje te ujit kot.

Projekti do të nisë me variantin e dy depozitave 5 tonëshe per 20-25-30 abonente. Ai Ka 2(dy) depozita 5- Tonshe te lidhura ne seri me një pompe me lartësi ngritje 36m-59m me furnizim secila direkt me sasi prurje nga 3-9m3/h me rele me depozite presioni me aparat kundra zjarrit me panel komandues galixhant mekanik dhe elektike. Pompa ,paneli galixhanti elektrik do te lidhet te linja elektrike e shkalles se pallatit dhe do te paguhet ne menyre perpjestimore nga vet abonentet prane zyrave te Oshe.

Në projekt është parashikuar edhe Varianti me 4 depozita 5 tonëshe, ndërkohë që është lënë hapur edhe mundësia e përodrimit të depozitave me forma të ndryshme për pallatet ku mungon hapësira.

Si Konkluzion ky projekt zgjidh problemin e furnizimit duke bere një furnizim sistematik te banoreve pasi funksionon me sitemin me rele e Depozite presioni e galixhant elektrike ,duke mos rrezikuar ndertesat e tyre nga pesha, duke hequr edhe lageshtiren nga soletat e tyre Ky projekt do te funksionojë deri ne momentin e furnizimit 24 ore.(scan)

12 komente në “VENDIMI/ Nis heqja e depozitave nga tarracat: Nga depozitat familjare te ato kolektive poshtë pallateve”

  1. cun tirone says:

    Ca jane kta plehra more?!! Po kush na garanton ne uje 24 hr pastaj po i hoqen????! Kalamajt e pleqte me cfare ti lajme apo…. ci q… temen beji shurren baces! Ore kta eshte ti fusesh plumbin se nuk kane te ngopur! Moterqirat!!!!!

    1. Anadoll ne Tiranë says:

      Vetem çun Tirone nuk je ti. Halabak po, mund te jesh.
      Edhe katunar. Ti kujton se pse ke lindur ne Tiranë dhe nuk je katunar?
      Kokrra e katunarit je. Ndersa ai qe e quan ti malok, si ka tipare burri, edukate, dhe respekt per te tjeret.
      Ti vetem bertet nga tavolina e kafenesë si garip.

  2. asd says:

    Mos i hiqni depozitat … sepse vjen PD ne pushtet dhe do ti vendosni prape.

  3. Tuku says:

    Ky ‘çun tirone’ te shkoj e t’ju hyp caracave, se aq mend paska. Nuk ditka as me lexu se si do behet furnizimi me uje 24 ore, por e keqja qe po ia hane mend e shtyn te kepuse gomarlleqe.

  4. Na ruajt zoti says:

    Sa mirë…se po rezikohet pallati e jeta e banorëve.

  5. Tiransi vjeter says:

    Cun Tirone, mos u nxeh e mos shaj. Une jetoj ne katin e peste te nje pallati, depozitat krijojne lageshti e na shkatrruan taracen sepse uji rrjedh vazhdimisht. Kjo zgjidhje eshte e mire dhe e domosdoshme. Rezervuaret qe do ndertohen, ne katin e pare, do kene nje pompe automatike. Sa here ti hap cezmen ndizet pompa dhe uji te vjen me presion. Furnizimi do jete me mire se me depozite. Mere nq etdi.

  6. a says:

    provo te jetosh ne katin e fundit njehere pastaj ligjero o cunaku tiranes

  7. b says:

    mbaje depoziten ne ballkonin tend dhe jo ne tarracen e tjetrit dhe je ne rregull

  8. b says:

    mbaje depoziten ne ballkonin tend dhe jo ne tarracen e tjetrit dhe je ne rregull

  9. Peku says:

    O kafshe. Je mesuar te jetosh si ne Aftike dhe e ke te veshtire te pershtatesh me menyren normale te jetuarit. Shko mbaro tetevjecaren!

  10. hallexhiu says:

    Bukur!Ligji “per bashkepronesine…” ka qe ne 2009 qe eshte bere.Askush nuk di t’a interpretoje,perderisa nuk eshte funksionalDeri ne kete moment,qytetaret duhet t’i zgjidhin problemet me ane te administratorit te pallatit.Ne vitin 2006 u be ligji i famshem i A.L.U.I.Z.N.I-t.Pas saj, shitja e e tokes nga shteti,perreth pallateve ndaloi.Po mire,keto depozita qe do te ulen,ku do te vendosen(ndertohen)?A do te paguajne qytetaret(katundaret) per token e zene nga depozitat,apo do te jete dhurate nga shteti?Po ne pallatet buze rrugeve,ne qytete,ku nuk ka hapesira,si do gjendet vendi?A ka nje fature financiare kjo ndermarrje,se ndoshta i bie me lire te kete uje 24 ore?Po si ka mundesi qe pamundesohet ky furnizim?Po kostot e sherreve midis qytetareve kush i zgjidh dhe si?Nuk zgjidhet administratori i pallatit,kush do ta menaxhoje situaten?Njesite administrative me 1 person?Bashkite nuk kane zgjedhur administratore tek banesat qe u kane dhene qytetareve me qera:disa vjedhin energji elektrike,disa ujin,shkallet nuk pastrohen?Si mundet te zgjidhe problemin e pronave te te tjereve?Nuk po duket ndonje “Demokle” qe te zgjidhe kete “nyje”…

  11. Ani says:

    Po sikur do kushim uje 24 ore apo ce deshe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje