Ekspertët e shëndetësisë: Shtimi i infektimeve, 6-12 javët në vijim do të jenë më të errëtat

21 Tetor 2020, 19:47Sociale TEMA

Këtë dimër, pritet një rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus, ashtu siç po shohim në SHBA dhe një pjesë të Europës.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, 6 deri në 12 javët në vijim pritet të jenë më të errëtat në të gjithë këto muaj pandemie, deri në gjetjen dhe hedhjen në treg të një vaksine efikase, e cila në përdorim do të mund të hyjë vetëm vitin e ardhshëm, me shumë gjasë në verën e 2021-shit.

Por pavarësisht shifrave, doktor Anthony Fauci, një nga zërat më të besueshëm në SHBA, por njëkohësisht më të kritikuarit nga administrata Trump, thotë se nuk ka vend për një rikthim në karantinë.

Ekspertët sugjerojnë se vetëm respektimi i masave kufizuese mund ta vërë virusin nën kontroll, së paku edhe për 2 apo 3 muajt në vijim.

Specialistët e sëmundjeve infektive rikujtojnë higjienën personale si një nga masat më efektive dhe ruajtjen e distancimit social pasi nëse ende nuk e marrim seriozisht koronavirusin, do të kemi probleme serioze këtë dimër.

2 komente në “Ekspertët e shëndetësisë: Shtimi i infektimeve, 6-12 javët në vijim do të jenë më të errëtat”

  1. justice for all says:

    Keto Jane plehra e Jo eksperte.Sherbetore te mafies planetare e thjeshte medioker e te pakarakter.Mos I degjoni me por pergatituni o popuj per perballjen totale kunder kesaj mafie nese deri per krishtlindje nese nuk I japin njerezimit o kuren o vaksinen ose ta urdherojne te kthehet nga ka ardhur ky virus.Te tjerat i dini vete.

  2. historia says:

    SI VIS PACCEM PARA BELLUM……thoshte latini dikur…….
    (nese do paqe pregatitu per lufte)…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje