Ndotja e ajrit ka kushtuar 166 miliardë euro në vit në Europë, sipas një raporti të publikuar sot që shqyrton kostot lidhur me vdekjet e parakohshme, kujdesin dhe ditët e humbura të punës në 432 qytete.
Ky raport, i realizuar nga kabineti CE Delft për Aleancën Europiane për Shëndetin publik (EPHA), platformë e OJQ-së që ndodhet në Bruksel, i referohet 432 qyteteve në 27 vende të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Zvicrës.
Ai thekson tre ndotësit më kryesorë të ajrit, grimcat e pluhurit (PM), dioksidi i azotit (NO₂) dhe ozoni (O3) dhe kostot e tyre sociale, që do të thotë kostot e drejtpërdrejta lidhur me kujdesin dhe indirekt me uljen e jetëgjatësisë ose sëmundje të tilla si bronkiti kronik i rëndë.
Londra qëndron në krye të qyteteve ku kjo kosto është më e lartë, 11,4 miliardë euro, para Bukureshtit dhe Berlinit.
Parisi renditet i shtati, sipas raportit.