Rama publikon pamjet e punimeve në Aeroportin e Kukësit: Po punohet intensivisht për terminalin e ri të pasagjerëve e pistën

22 Tetor 2020, 08:18Sociale TEMA

Kryeministri Rama e nis ditën dhe uron mirëmengjes me pamjet e punimeve në aeroportin e Kukësit, që siç ka premtuar do të jetë gati në pranverën e vitit 2021.

Sipas Ramës, aktualisht po punohet intensivisht për terminalin e ri të pasagjerëve dhe zgjerimin e pistës.

“Mirëmëngjes,dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje