Sondazhi i CNN: Biden epërsi ndaj Trump me 10 pikë në Pensilvani

22 Tetor 2020, 12:41Bota TEMA

Kandidati demokrat, Joe Biden, ka epërsi ndaj rivalit republikan, Donald Trump, në sondazhet për zgjedhjet presidenciale në dy shtete kyçe amerikane.

Sipas një sondazhi të CNN, Biden zotëron një avantazh prej 10 pikësh në Pensilvani kundrejt presidentit aktual. Marshi i gabimit është 4%.

Sa i përket sondazhit për shtetin e Floridas, Biden zotëron mbështetjen e 50% të qytetarëve, kundrejt 46% të Donald Trump. Megjithatë, marshi i gabimit prej 4% nuk mundëson parashikimin e një fituesi potencial në këtë shtet.

CNN raporton, gjithashtu, se shumica e amerikanëve që kanë votuar deri më tani, kanë mbështetur kandidatin demokrat. Ndërsa ata që planifikojnë të votojnë, më 3 nëntor në Florida dhe Pensilvani, shprehin një mbështetje pak më të lartë për Trump sesa për Biden.

2 komente në “Sondazhi i CNN: Biden epërsi ndaj Trump me 10 pikë në Pensilvani”

  1. Dani says:

    Koha Jonë e Amerikës e preferuara e shqiptarëve.E di që nuk e besoni por CNN nuk është fare i besushëm këtu në amerike,shumica nuk e shikojnë.

  2. Avni Rustemi says:

    Eshte kthyer ne nje station me gazetare perverse te te gjitha rangjeve ( i bien me dore ne mbedhje rasti me i fresket) . Shikushmeria eshte minimale vetem genjejne.
    Kane kater vjet qe vetem shajne dhe sulmojne. Akoma nuk kane kerkuar falje per te njejten “saktesi” te parashikimeve qe bene ne 2016.

    Te fala Avni Rustemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje