Eleminimi me 5 vota i Ervin Salianjit, Bujar Nishani i jep kurajo: Tani i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare

23 Tetor 2020, 15:19Politika TEMA

Eleminimi me 5 vota i ish deputetit Ervin Salianji nga komisioni i Partisë Demokratike për listën elektorale, është komentuar edhe nga ish presidenti Bujar Nishani.

Edhe pse nuk e përgënjeshtroi si lajm, Nishani tha se i takon institucioneve të tjera për të vendosur listën përfundimtare.

Në tërësi ai tha se mund të ketë edhe lajme të pavërteta gjatë kësaj kohe.

“Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-news që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme”, tha Nishani.

Salianji, ashtu siç është raportuar, u skualifikua me 5 vota nga komisioni duke humbur të drejtën për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Shkak për këtë u bë skandali i dosjes “Babale” ku sipas hetimeve të prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në inskenimin dhe fabrikimin e disa përgjimeve për të goditur ish ministrin e Brendshëm.

E vetmja alternativë e ish ligjvënësit për t’u bërë pjesë e listave ngelet kryedemokrati Lulzim Basha i cili duhet të vendosë përfundimisht nëse do ta rikthejë apo jo, edhe pse kjo shkon kundër rregullores që ai vetë ka miratuar. (TemA) 

2 komente në “Eleminimi me 5 vota i Ervin Salianjit, Bujar Nishani i jep kurajo: Tani i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare”

  1. Trimi says:

    Po kam gabuar partia ime le te me denoje – thoshte Kadriu.
    Partia jote do te denoje, mos ki merak – ja ktheu Enveri, dhe Kadriu e hengri plumbin.
    Morali? Partia jote ta fut o Ervin.

  2. Pensionist says:

    Po fitoi grida, more! Edhe ky duhet te ishte kandidat per deputet? O njeri, o tjetra. Te dy jo! Shume mire kane vendosur ata te komisionit, perndryshe u be partia si lse-a. Edhe deputeti, edhe kryetar shteti, edhe zonje e pare – nga nje familje!
    Per para, per ndryshime,
    Nese ndjeheni t e lire,
    Shkoni te gjithe ne votime,
    Zgjidhni njerezit e mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje