FOTO: Pas kritikave të ashpra, 'binden' femrat e familjes Trump dhe vendosin maskën

23 Tetor 2020, 09:20Bota TEMA

Familja e Donald Trump më në fund shtoi maskën në pjesën e veshjeve të tyre, për debatin e fundit presidencial, pasi u paralajmëruar se do të liheshin jashtë nëse i hiqnin.

Ekipi i Presidentit, përfshi Zonjën e Parë, Melania dhe fëmijët Ivanka, Tiffany dhe Eric, hynë në arenën e debatit në Universitetin Belmont në Nashville disa minuta pasi kishte nisur debati.

Të gjithë ishin pajisur me maskë, e cila ishte një prej kritereve të të gjithë pjesëmarrësve në event, dhe Komisioni për Debatin Presidencial i paralajmëroi se do të nxirreshin jashtë të gjithë ata që hiqnin maskën.

Familja e Trump u kritikua shumë pasi në debatin e parë të zhvilluar më 29 shtator nuk vendosën maskën dhe më pas Coronavirus shpërtheu në Shtëpinë e Bardhë ditë më vonë, duke infektuar Presidentin Donald dhe bashkëshorten e tij Melania.

1 komente në “FOTO: Pas kritikave të ashpra, ‘binden’ femrat e familjes Trump dhe vendosin maskën”

  1. raput says:

    forza trump, hiqi qafe plehrat e sorosit , me pak llafe hiqe qafe edhe ket legen kryeminister qe kemi ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje