Pas kthimit të pritshëm të Kodit zgjedhor nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Kuvend dhe deklaratave të tij ka reaguar sekretari i përgjithshëm i PS-së dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai tha nga Elbasani se Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat dhe se tani nuk ka asnjë ditë për të humbur.
Teksa nuk munguan etiketimet ‘mistrec’ dhe ‘hileqar’ për Presidentin, Balla tha se puna shpjeguese për qytetarët do vijojë dhe Kodi Zgjedhor i ka dhënë më shumë fuqi popullit.
“Lidhur me dekretin e Presidentit Meta për refuzimin e Kodit Zgjedhor, më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por s’kemi asnjë ditëpër të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjen dhe i ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron.
Çdo lloj vonese, e shkatuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve.
Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave. Por këtu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se Reforma Zgjedhore e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janë të lira dhe demokratike, por pas shumë viteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqënëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.
Ne Kuvendin e Shqiperise hajduti qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar Ilir Meta me pelqimin e mistrec dhe hileqar Edi Rama si dhe mistrec dhe hileqaret deputet te PS eshte zgjedhur president i Shqiperise?!
O Luan ! Duhet ta kuptosh qe zgjedhja e Metes President vertet u be nga Rama dhe u votua nga grupi parlamentar i PS por nuk e di pse nuk e ke kuptuar qe ishte nje levizje e zgjuar per ta hequr qafe Meten nga politika. A e sheh c’po ndodh tani?? A e shikon qe Meta po degradon nga trute dite per dite?? Rama po e nxjerr jashte loje Meten dhe LSI prandaj e zgjodhi Meten per ta hequr qafe dhe mire beri. Terbimi i Metes eshte i natyrshem sepse ju shkaterruan endrat e mbajtjes peng te qeverive sepse njehere shkonte majtas dhe heren tjeter djathtas sipas interesit. Tani shpresojme qe te haje M… nate e dite bashke me horrat e dallkauket e LSI.
Po mor po vazhdoni genjeni popullin nje mut jeni edhe ju
Pse nuk e shkarkuat po votuat qe te rij president
Njerez te ligj qe e shkatruat kete popull
Te majte e te djadhte njelloj jini beni teater se keni gjetur kete popull idiot qe vritet per nje mur dhe voton gjithmone te keqen
Keni gjetur kete popull e beni si te doni
Ku jane komentuesit nacionaliste te temes qe sa shohin nje greqi apo turqi i leshohen tastieres dhe bejne historianet!!!!!!!
Ketu duhet te komentojne dhe te varferia padrejtesia korupsioni jo te kisha e xhami
PPSL Taulant.
E zgjodhët dhe na e bëtë peshqesh.
Na thatë presidenti më i mirë.
Tani na thua hileqar e mistrec etj.
O Taulanti nga Llajbrixhi, keto punët e politikës duan dhe pak shtyllë kurrizore e burni për ca gjëra themelore.
Po kjo vërteton se sa kurva jeni që të gjithë pa përjashtim.