Çka sollën vizitat e presidentëve të Shqipërisë në Plavë Guci
Nga Esad Gjonbalaj
Vizitat e presidentëve të Shqipërisë në Plavë Guci dhe politikaneve shqiptar nga shtetet tona gjatë dekadave të fundit nuk kanë munguar dhe ne i kemi cilësuar si një formë kujdesi, angazhimi e shprese për trevën tonë. Por cilat ishin efektet dhe përfitimet e banorëve shqiptare në Plavë Guci nga këto vizita zyrtare e private ?
Përveç pompozitetit medial dhe postimeve në rrjetet sociale BASH asgjë konkrete për të mirën e banorëve të kësaj treve.
Edhe vizitës së fundit të para dy viteve të presidentit të Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij zt.İlir Meta iu gëzuam shumë, u gëzuam sepse Shqipëria “mollë e ndaluar” apo tabu për ne, po kthehet sërish në Plavë Gucinë e harruar. Nuk ishte Zt Meta i pari që na vizitoi meqë para tij ishin këtu edhe presidenti zt.Nishani zyrtarisht e zt.Mejdani privatisht. Nga vizita e fundit e presidentit Meta u vërejtën shumë elemente të mungesës së njohurive elementare për trevën tone. Zoti President çka simbolizon për Ju i nderuar kryetar, Plave Gucia dhe pse kaq vone po vini, dhe çka po sillini ne këtë pjesë te trungut te cunguar te atdheut.?
Ju i nderuar zt.President a e dini se keni shkelur në trojet legjendare të Jakup Ferrit e të Ali Pashë Gucisë që as për një çast gjate vizitës Tuaj nuk i përmendet fare, personalitete këto kyçe të Lidhjes së Prizrenit, a sollët ndonjë kujtim për këta trima legjendar apo bëtë diçka për të vlerësuar luftën dhe sakrificën e tyre dhe të plave-guciasve për mbrojtën e çështjes mbarëkombëtare të shqiptarisë nga ambiciet hegjemoniste të fqinjëve sllavë.
A e preket fare plagën e asimilimit gjatë vizitës Tuaj, apo vetëm shijuat bukurinë e nektarin e natyrës së virgjër të Plavë Gucisë. Plava e Gucia e izoluar për më shumë se një shekull e gjysmë ka mbetur duke rënkuar e duke i shëruar plagët e asimilimit sepse e vetme bëri shumë për shqiptarinë e Shqipërinë londinze, Po sa për të rifreskuar kujtesën Tuaj a mos vallë harruat flamurin më të vjetër shqipëtar që ekziston në Muzeun Kombëtar në Tiranë, atë të Luftës mitike të Nokshiqit ku Ne, Plave Guciasit me lufte frontale dy herë e mposhtem ushtarakisht Malin e Zi në vitin 1879/80. Luftë kjo titanike e vullnetareve tanë të uritur e të pajisur dobët që munden një ushtri të rregulltë pa ndihme nga jashtë por vetëm me forca vetanake shqiptare.
Zt President Ilir Meta Ju e dini se Serbia investon qindra milionë euro për 5% serbë në Kosovë e Ne, shqiptarët nën Mal të Zi jemi më shumë se 6% e përbërjes së popullatës së përgjithshme të Malit të Zi. Vallë po pse zt President nuk sollët së paku disa Abetare të unifikuara gjate vizitës Tuaj për ata pak vogëlushë shqiptarë që kanë mbetur në ato troje pa përkrahje të shtetit amë. Çfarë simbolike domethënëse do të ishte një gjest i tillë. Vallë Shkëlqesia Juaj përveç relaksit në Alpet shqiptare a preket fare në plagën e rënd të asimilimit për të cilën punon Serbia e Mali i Zi qe 140 vite. Pse nuk u takuat me ata që sot kanë humbur gjuhen dhe identitetin kombëtar nga presioni ,shtypja dhe izolimi të cilët me një politikë vizionare do të ktheheshin në rrënjët e veta. Nuk i fajësoj shumë ata që humben gjuhen me presione, dhune e shtypje por ju zt. President dhe shtetet tona (para sę gjithash Shqipëria por edhe Kosova) do ti kthenit ata me dashuri e mirënjohje në rrënjët e origjinës së tyre të humbur. Vallë Zt.President, nga nikoqiret a u shprehen shqetësime apo vetëm ishit të interesuar për rrjete sociale dhe publicitetin e promovimin senzacionalist të vizitës Tuaj?
Është ironi e llojit të vetë se si vallë dy shtetet tona shqiptare nuk kanë bërë AMA BASH ASNJË veprim për të përkrahur trevën tonë e as shqiptarët në MZ, përveç vizitave zyrtare e private e turistike dhe sorollatjeve të tyre në rroba sportive, veprim konkret për të mirën e banorëve shqiptar NUK KA PASUR DERİ MË TASH. Por, siç thotë thënia e popullit: shpresa vdes e fundit.
E Plavë e Gucia shpresat i ka nga Shqipëria e Kosova !!!
Per personin qe beni fjale nuk kane shume rendesi ato gjera qe thoni ju se kane humbur ne Plave e Guci.Per ate rendesi ka qe nuk kane humbur qengjat e kecat e shijshem.
Peisazh i bukur.
Ai përballë është mal.
Ai liqen..
Ky livadh.
Ajo pemë
Ai bar…
Po ky çobani / bariu kush është ???
Nuk degjon nga ai vesh presidenti yne or mik jo , ka halle te tjera, prandaj rezistoni sa te mundeni vete dhe formoni shoqata te ndryshme per te mbrojtur te drejtat tuaja..
Meta eshte degjeneratë mafjoz. Ai ndyn emrin e çdo gjëje dhe vendi që shkon. Turp që shqipërin nxjerr vetëm hajdutë dhe kriminelë të përfaqsojnë kombin.
Ne krahasimin , midis presidenteve , postmoniste , Ilir Meta , nga papergjegjshmeria ne detyre , ja kalon dhe Sali Berishes , ne se ky i fundit, do te jete agjenture serbe . Nuk ka bere vaki , ne bote , qe Presidenti ta ktheje Presidencen , ne nje apendic te Pariçkes se tij politike . . Gjen fjale plot , per te folur ne mbrojtje te kushtetus , dhe ve ne levizje te tere aparatin , kunder qeverise , qe e ka prure ne pushtet . Eshte komlet bukeshkale . Vetem ne Shqiperi , mund te mbijetoi nje moster e tille presidenti . Eshte turp ta quash president , nje njeri te dhene kembe e koke , ndaj fitimeve personale . Planet e vjedhjeve galopante i diskuton , me bashkeshorten dhe i zbaton me vartesit , qe i ka punesuar ne presidence . Asnjeher Ilir Meta , nuk te puneson falas . Duhet te behesh sherbetor i bindur i tij , per te fshehur vjedhjet dhe veprimet antikushtetuse , sic eshte rrasti i dhenieve te shtetesise , Me vjen keq , qe ish Drejtori i SHIKUT , eshte bere sherbetor i bindur i Metes. Nuk i falet ketij birbo , qe mohoi teresisht karieren e tij , per te cilen eshte betuar . Me duket i ri ne moshe. meriton burgun , per detyren , qe ka uzurpuar, ne menyre flagrante . Zgalem
Une i baj thirrje ati pronarit te livadhit qe shifet ne foto pas metes qe sa le shpejte te largoj nga aty ato ballat e barit ne te kunderten lopet do i mbesin pa ushqim kete dimer,sepse meta siq dihet nuk ngopet kurre.