Greqia ashpërson masat anti-Covid: Orë policore, izolim dhe maska kudo për të frenuar përhapjen e virusit

22 Tetor 2020, 11:34Rajoni TEMA

Pas rritjes dramatike të numrit të infektuarve me Covid-19 të mërkurën, kur u regjistruan 865 raste të reja, autoritetet Greke po planifikojnë kufizime të reja për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Një karantinë lokale do të hyjë në fuqi në zonën Kastorias nga e premtja, tha të mërkurën Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias. Kjo do të thotë që qytetarët do të duhet të mbajnë maska ​​për fytyrën kudo, ndërsa tubimet publike dhe private, si dhe udhëtimet jashtë rajonit, do të ndalohen. Dyqanet, palestrat, gjykatat, restorantet, kinematë dhe muzetë do të mbyllen.

Hardalias gjithashtu tha se rajonet e Selanikut, Viotia, Larisa dhe Serres do të cilësohen tanimë si “zona të kuqe”. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të mbajë një takim me ekspertët për të diskutuar nëse do të vendosë kufizime shtesë në këto rajone, të cilat janë përballur me një rritje dinamike të infeksioneve.

Masat që merren në konsideratë sipas mediave greke përfshijnë vendojen e orës policore nga ora 12.30 e mëngjesit deri në orën 5 të mëngjesit në të gjithë vendin fqinj me qëllimin kryesor të frenojnë festat si dhe ndalimin e hyrjeve dhe daljeve nga rajonet. Po ashtu të gjitha baret pritet të mbyllen në orën 23:00.

Nga 865 raste të reja të shënuara 24 orët e fundit, 331 ishin në Atikë dhe 181 në Selanik. Rastet e reja shtynë numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në 27,334 ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 534. Një total prej 86 pacientësh mësohet se janë të intubuar.

Frika kryesore e ekspertëve shëndetësorë është se rritja e vazhdueshme e të infektuarve do të çojë në raste më të rënda, duke i shtyrë spitalet përtej kapacitetit të tyre. “Skenari i keq me të cilin përballet vendi ynë do të ishte një rritje e pakontrolluar e rasteve të rënda dhe pacientëve të intubuar,” thotë për “Kathimerini” Alkiviadis Vatopoulos, një profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Atikës Perëndimore.

Vendi fqinj është përballur me dyfishimin e pacientëve të intubuar brenda një jave, duke rritur mbi shërbimin shëndetësor kombëtar.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për rritjen e numrit të viktimave. Në tre javët e para të tetorit në Greqi kanë humbur jetën 150 pacientë.

Epidemiologët gjithashtu shqetësohen se shumica e infeksioneve të reja janë të shpërndara në të gjithë vendin dhe nuk janë të lidhura me qytete të caktuara.(gazetaSI)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje