Greqia akuzon Turqinë, Mitsotakis: Kërkimet në Mesdhe, fantazi perandorake

22 Tetor 2020, 09:37Rajoni TEMA

Greqia i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të rishikojë unionin doganor me Turqinë, si përgjigje ndaj veprimeve provokuese që Ankaraja bën në ujërat e kontestuara territoriale në lindje të Mesdheut.

Pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se palët kishin rënë dakord se Turqia po shkel hapur ligjin ndërkombëtar, me veprime që i quajti “fantazi perandorake”.

Mitsotakis tha se BE duhet t’i marrë parasysh shkeljet e shumta që sipas tij Turqia i ka bërë edhe akordit të unionit doganor.

“Në këtë takim trepalësh kemi rënë dakord se veprimet që për fat të keq lidershipi turk po kryen në lindje të Mesdheut janë fantazi perandorake, të shoqëruara me veprime agresive nga Siria në Libi, nga Somalia në Qipro dhe nga Egjeu në Kaukaz”, është shprehur kryeministri i Greqisë Mitsotakis.

Zbulimet e mëdha të gazit në brigjet e Egjiptit dhe Izraelit në vitet e fundit ka nxitur vendet që lagen nga Mesdheu të deklarojnë sovranitetin territorial për të kryer kërkime për hidrokarbure, veprime që kanë nxjerrë në pah mosmarrëveshjet e vjetra mes tyre.

1 komente në “Greqia akuzon Turqinë, Mitsotakis: Kërkimet në Mesdhe, fantazi perandorake”

  1. Dhori says:

    Ca thua o Mico.?
    Po endrrat tuaha me toka Shqiptare, qe po i ktheni te gjitha ne realitet nuk i thua? Po mos u merzit me turqit se vellezer jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje