Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, gjatë një interpelance ne Kuvendin e Kosovës, i ka propozuar kryeministrit Avdullah Hoti që të ndryshohet Kushtetuta e vendit.
Nisur nga fjala e të dërguarit të Posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak, i cili është shprehur për Kushtetutën e Kosovës se ajo nuk është Bibël dhe mund të ndryshohet, deputeti Selimi ka thënë se meqë s’është e tillë, ta ndryshojnë dhe të bashkohen me Shqipërinë.
“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë.
Zoti Hoti po të drejtohen si njeri i urtë. Keni urtësinë dhe bëni diçka që do të mbahet mend shkëputuni nga veprimet e mëhershme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës të cilët herë bashkë e herë veç e veç ia sollën Kosovës marrëveshjen e keqe për Asociacionin”, është shprehur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës deputeti Rexhep Selimi.
A thua se “bashkimi” varet nga Kushtetuta!!!! Nga ana tjeter, ne qoftese Kosova ndryshon me kushtetute kete garanci ligjore te te qenit shtet, atehere me ligj eshte vet ajo qe mohon pavaresine, sovranitetin dhe pandashmerine e saj, eshte vet ajo qe shperfill perpjekjet e nderkombetareve mbi njohjen e saj si shtet nga shume vende te botes dhe nga ana tjeter i jep te drejten Serbise per rikthim te ketij territori si pjese e shtetit te saj.