9 vjet nga vrasja e Gaddafit, infermierja serbe: Pse ishte një burrë i rrallë

20 Tetor 2020, 19:16Rajoni TEMA
9 vjet nga vrasja e Gaddafit, infermierja serbe: Pse ishte një burrë i

Sot shënohet përvjetori i 9-të i vdekjes së ish-liderit libian Muammar Gaddafi dhe si çdo 20 tetor, një impression vlerësues për të u shfaq në Novosti-n  Beogradit. Kjo, pasi nekrologji ofrohet çdo vit nga Nada dhe Đuro Sekuliç nga Beogradi, një çift që e njohu nbga afër Gaddafin.

Nada dikur ishte kryeinfermiere në spitalin “Ida” në Tripoli, ku trajtoheshin vetëm kolonel Gaddafi, anëtarët e familjes së tij dhe familjet e katër bashkëpunëtorëve më të ngushtë.

Novosti kujtoi intervistën e vitit të kaluar me Nada Sekuliç, e cila foli për qëndrimin e saj në Libi.

“Unë isha pjesë e ekipit mjekësor që isha me të çdo ditë. Ku ishte ai, atje ishim dhe ne, edhe unë. Vërtet, mjekët ndryshuan herë pas here, por vetëm mjeku kryesor nga Pakistani dhe unë ishim me të vazhdimisht për dy vjet (1985-1986).

Ai ishte një njeri i shkolluar, një luftëtar fisnik, i sinqertë për një jetë më të mirë për popullin e tij. Kam frikë se një njeri si ai nuk do të lindë kurrë më në Libi, se ky popull i mrekullueshëm nuk do të ketë kurrë më një udhëheqës të tillë,” tha Nada Sekuliç në intervistë.

Infermierja kujtoi gjithashtu takimin e fundit me udhëheqësin libian në Samitin e Vendeve jo të Angazhuara në Beograd.

“Kur ai erdhi për samitin në Beograd në 1989, vetëm gjysmë ore pas uljes në aeroport, bashkëpunëtori i tij i parë më thirri dhe më tha të vija me burrin tim sa më shpejt që të ishte e mundur. Ne ishim me të në më pak se një orë. Na priti me një buzëqeshje të gjerë miqësie. Ishte takimi ynë i fundit,” tha Nada Sekuliç.

Kujtojmë se lideri libian u ekzekutua nga turmat e irrituara gjatë trazirave që shoqëruan të ashtuquajturën “Pranverë arabe”. Që atehërë, Libia ka humbur paqen e qëndrueshme, e është shndërruar në një ferr luftrash te brendshme.

12 komente në “9 vjet nga vrasja e Gaddafit, infermierja serbe: Pse ishte një burrë i rrallë”

  1. Niku says:

    Gaddafi nuk u ekzekutua nga turmat e irrituara, por nga grup I vecante i frances.

  2. degelisi says:

    kazani i plerave pjese e gazetes “Tema”
    Cfare ka dashur zhgaranina shkruesi me kete?

  3. cuni says:

    Artikull pa lidhje, pse ishte burre i rralle ky? Pse thote Nada?

  4. tekniku says:

    Pyesni Lulushen si e ka njohur?

  5. Realisti says:

    Po perdhunimet dhe zhdukjet e njerezve a ja ke numeruar? Apo ti vajze serbe je ne rregull per kete se e keni patur tradite edhe vete…si komb.

  6. Kosovari Romantik says:

    Mesiguri ta ka shti karin edhe bolet ky diktatori i ngordhur.

  7. Tirana says:

    Kjo eshte”pranvera arabe” per interesa koloniale u shkaterruan shtete dhe sot Europa vuan pasojat e asaj qe lejoj

  8. Santa Quaranta says:

    Duhet t`a kete palluar edhe Naden prandaj ka nostalgji! (kujto çadren ne shkretetire dhe deklaratat e ushtareve libiane femra…..si dhe viziten e Lulit)…….

  9. Spinoza says:

    Keshtu do perfundoj dhe kreshniku i çepanit dhe pirati i vicidolit

  10. asd says:

    Dihet qe diktatoret i kane dashur fort guzhinieret dhe infermieret personale.

  11. Tirana says:

    Ne historine e botes ka pasur dhe do te kete gjithmone njerez te cilet ne memorjen kolektive nuk kujtohen nga ndjenja sentimentale apo gjykime iluzive por nga njerez te kulturuar te cilet ndihmojne zhvillimin e botes me kurajo dhe me force intelektuale kurre jane perballe njeriut. Ka shume njerez qe i perngjasin ketij perbindshi diktator dhe kriminel qe nuk ka kursyer asgje per te realizuar deshirat e shfrenuara duke filluar nga sundimi si nje perendi njelloj si Neroni i cili hyri ne histori me nje shprehje qe i njihet : E dua fuqine e pushtetit per te realizuar te pamunduren. I tille ka qene edhe Sadam Huseini i Irakut, Sali Berisha i Shqiperise qe nuk kurseu asgje per ta shkaterruar shtetit edhe me kriminel per vrasje dhe anti -Shqiptarizem se cdo udheheqes ne bote mund te shpreh Neroni i dyte. Mauammar Kadhafi ka ardhur ne fuqi si Fidel Kastro si nje kolonel ka bere grusht shteti ne 1969 duke krijuar nje shtet me ideologji dhe politike per te lidhur shtetet arabe . Me fitimet e naftes ka financuar terrorizem. Krijoi nje kult te personalitetit si hero i lidhjes arabe kundra imperializmit .Ne 1984 nje grusht shteti dhe mijra te burgosur dhe ekzekutime ne publik.I akuzuar per dhune seksuale nga nje gazetare Memona Hitemann Affejee kurre ajo tentoi te bente nje interviste ne Libi.Mbasi regjimi i tij morri fund ne 2012 gazetarja Annick Cojean ka publikuar nje liber Les Proies ku tregohet qe ai kishte ndertuar nen banese e tij nje vend te izoluar ku shfrytzonte vajza te reja dhe i perulte kundershtaret e tribuve duke ju marre grate e tyre per ti dominuar ata i njohur si pervers ,sadike dhe i dhunshem .

  12. Shenjestra says:

    Udheheqesit qe e duan popullin dhe populli do udheheqesin,nuk eshte ne oreksin apo e mire ne politiken Amerikane.Ajo do anarshi e rremuj ne ç’do shtet me qellim qe t’a sundoi me leht.Gadafi ka qene nje udheheqes i zoti trim dhe populldashes.Por segmentet e porosituar nga Amerika,arritten ate qe donin,futen urrejtjen mes nje pjese te vogel te populit deri sa ate e ekzekutuan.Ishte nje vrasje e padreejte.Vertete sot Libia nuk ka qetesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje