Bleu tokë në zonën më të mirë të Shkupit, Prokuroria shton akuzat ndaj Gruevskit: Përvetësoi 1.3 milionë euro (por si afrohet Lalzit)

20 Tetor 2020, 15:25Rajoni TEMA

Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuza të tjera ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ndaj pesë personave të tjerë për përvetësim fondesh, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.

Gruevski akuzohet se në kohën kur ishte kryetar i VMRO-DPMNE-së ka përvetësuar 1.3 milionë euro donacione të padeklaruara të partisë për të blerë truall në një nga zonat më të lakmuara të Shkupit në Vodno.

Përveç tij, dyshohen edhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamcev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva, Nenad Josifoviç si dhe kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski.

Paratë e besuara për punën e tij si lider i një partie politike, ai i ka marrë për vete ose një pjesë të atyre nuk i ka evidentuar si donacione nga individë dhe persona juridikë nëpër raporte, dihet që çdo parti duhet të ketë listë të donatorëve të personave fizikë e juridikë.

Disa nga personat fizikë dhe juridikë nuk janë fare në listën e donatorëve kurse i kanë dhuruar fonde partisë – tha Villma Ruskoska, prokurore.

Me publikimin e “bombave” në vitin 2015 dhe bisedën e përgjuar se Gruevski ka blerë parcela të shtrenjta, pronësia i është bartur një kompanie, e menaxhuar nga Orce Kamçev, në pronësi të nënës së tij.

Prokuroria gjithashtru ka bllokuar pronën, duke mos lejuar që  parcelat në Vodno të mund të shiten.

Megjithate, toka qe ka blere ne zonen me te preferuar te Shkupit eshte shume e shume larg vleres se tokes ne Gjirin e Lalzit ku kane ngritur “sarajet” ish kryeministrit dhe presidenti aktual i Shqiperise.

Dhe per me teper keta tanet quhen burra te mire, “atlete” te Kushtetutes dhe te pergjeruarit me te medhenj per shqiptaret e varfer. Pretendojne dhe postin e Presidentit dhe te kryeministrit ose minimumi te Ministrit te Brendshem.

1 komente në “Bleu tokë në zonën më të mirë të Shkupit, Prokuroria shton akuzat ndaj Gruevskit: Përvetësoi 1.3 milionë euro (por si afrohet Lalzit)”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Te dhjevsha bllokun. Blloku 5 shtepi kishte dhe ato prape ju lane shtetit mbrapa. Po kjo thuaj.. Shanin Enverin keta … Enveri ngriti ne kembe nje popull, keta ja futen koken ne sumatrice nje populli… Dhjemokracia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje