“Çfarë kërkon Athina?” Paskal Milo: Greqia s’mund të shtrihet 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë

20 Tetor 2020, 09:30Rajoni TEMA

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë.

 “Dendias do të marrë atë që Athina do”, janë edhe artikujt e kohëve të fundit të cilat janë hasur në mediat greke.

Profesor Paskal Milo i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” deklaroi se Greqia në detin Jon, në kufijtë me Shqipërinë nuk e ka mundësinë që t’i zbatojë ato 12 milje si kufi detar.

“Jo gjithçka që thotë media greke është e vërtetë dhe jo gjithçka që thotë media greke do të bëhet. Çështja e 12 miljeve është diskutuar gjerë e gjatë, por midis të drejtës që i jepen Konventa e “Montego Bay” e vitit 1982, një Konventë të miratuar në kuadër të Kombeve të Bashkuar dhe realiteti i zbatimit të kësaj të drejtë që çdo shtet bregdetar ka të drejtë që të zgjerojë ujerat e tij territoriale deri në 12 milje është një hendek i madh sepse jo çdo e drejtë zbatohet apriori, do të zbatohet në kushte konkrete.

Greqia në detin Jon, në kufijtë me Shqipërinë nuk e ka mundësinë që t’i zbatojë ato 12 milje si kufi detar, nuk e ka atë mundësi. Për sa kohë që nuk  e ka atë mundësi, nuk ka se si ta zbatojë sepse ka edhe një pikë në Konventën e “Montego Bay” që thuhet se atje ku ka atë mundësi duhet patjetër të ketë marrëveshje me shtetin fqinj bregdetar. Nuk mund të bëhet se kam apo nuk kam unë dëshirë. Këtë janë të detyruar ta zbatojnë të gjithë ata që kanë nënshkruar dhe pranuar këtë Konventë”, tha Milo.

Ndërkohë kryetari i shoqatës Çamëria “Hasan Tahsin”, Alket Veliu, të cilët kanë paralajmëruar dhe një protestë e ka quajtur takimin e sotëm si një takim i turpit.

Sipas tij në këtë vizitë të ministrit të jashtëm grek  do të respektohet vetëm agjenda greke dhe se qeveria shqiptare nuk ka asnjë agjendë.

“Qeveria shqiptare duhet të ketë agjendën evropiane ku duhet të kërkohet heqja e ligjit të luftës diskutimi për çështjen çame dhe më pas çështja e detit. Nuk ka asnjë kuptim që dy vende anëtare të NATO-s të merren me diskutime të karakterit ekonomik, kur janë në gjendje lufte. Të hyjnë njëherë në gjendje paqe dhe më pas të fillojnë diskutime të tjera.

Në agjendën shqiptare duhet të jetë edhe çështja çame. Atje është zhvilluar një genocid të cilën qeveria greke nuk e njeh. Ne presim që qeveria greke të kërkojë një ndjesë publike dhe më pas të merret me zgjidhjen e kësaj çështje në të gjitha dimensionet e tjera.

Ne duhet të futemi në këtë vorbull, ku të diskutohet çështja e detit, kur kemi çështje më të rëndësishme për të zgjidhur. Sot me tubimin e thirrur, ne jemi për të kundërshtuar këtë takim të turpit që do të ndodhi sot. Ky është një takim i paralajmëruar para një muaji”, tha Veliu.

Gjithashtu profesor Paskal Milo shtoi: Ne jemi vend kandidat për anëtar në BE, jemi gjithashtu vend anëtar i Këshillit të Evropës, i cili ka miratuar një Konventë që quhet Konventa Evropiane për minoritetet, ne e kemi nënshkruar. Ata që e nënshkruajnë dhe e ratifikojnë në Kuvend siç e kemi ratifikuar ne duhet ta zbatojnë. Është detyrim në kuadrin e Integrimit Evropian të Shqipërisë.

Është vënë një nga kushtet që do të bëhet sensusi për shkak të pretendimeve që është pasur me sensusin që u bë vite të shkuara, që edh unë kam bindjen se nuk u bë korrekt. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese jam dakord që penalizon Shqipërinë. Krijimi i GJK është kryesor dhe nuk është i vetmi kusht. Kemi bërë një ligj ku njohim 9 pakica Kombëtare si në asnjë vend tjetër.

Gjatë bisedës Alket Veliu në një lidhje telefonike me “ABC-ja e mëngjesit” tha se sensusi është një detyrim që e ka secili shtet dhe se sipas tij nuk ka pse ndërhyn një shtet tjetër fqinj për interesat e tij.

Paskal Milo tha për gazetarin Enkel Demi se në gjithë historinë vendi ka qenë në pozicione inferiore, ndërsa u shpreh se sot vizita e ministrit të Jashtëm është “pas një ndërprerje relativisht të gjatë të kontakteve diplomatike midis dy ministrave sot rifillon dhe mirë është të rifillojë. Këto nuk janë çështje të reja, tani duhet të rifillojë procesi, nuk mund të paragjykojmë një proces që ka filluar ka vite dhe duhet të vazhdojë për të mirën e dy vendeve, nuk zgjidhen problemet pa u ulur në tavolinë”, tha Milo.

Enkel Demi: Ju keni qenë Ministër i jashtëm kur homologu ishte zoti Pavlos, i cili është nga ata studiues që ka pranuar që flet shqip. Nikos Dendias është arvanitas gjithashtu, i ati Spiro Dede, (me disa variante mbiemrash) ka udhëhequr Dhomën e Tregtisë në Korfuz dhe është takuar nga gazetarë shqiptarë dhe fliste shqip lirshëm. Këta ministra të Jashtëm Aranitas si ndjehen, cila është ndjesia e tyre kombëtare?

Milo: Unë nuk e dija që familja Dede dhe Spiro Dede është nga fshati Ilias, ai ka shkruar shumë vite të shkuara, për Himarën. Kjo nuk do të thotë gjë.

Edhe Pangallos, trashëgimtar i brezave arvanitase,, shprehej se gjyshja e tij nuk dinte greqisht. Ai vete fliste dhe flet pak shqip dhe kupton shumë mirë. Kurse Dendias kam përshtypjen se nuk është arvanitas në kuptimin e brezit të parë, është i mëvonshëm, por si shumë himariotë kanë dhënë dhe kanë marrë ”, shtoi Milo.

Sakaq protesta e thirrur nga shoqata “Çamëria” do të mbahet në orën 11:00 para Ministrisë së Jashtme.

5 komente në ““Çfarë kërkon Athina?” Paskal Milo: Greqia s’mund të shtrihet 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë”

  1. Klimax says:

    Vazhdojne idiotizmat e radhes ……..!!!! Paskal Milo thote se Greqia s’mund te shtrihet 12 milje ne kufirin detar me Shqiperine!!!! Nuk e kuptoj se perse diskutojne per dicka qe eshte jashte llogjikes!!! Distanca detare midis brigjeve te Korfuzit dhe ato shqiptare ne mos gaboj nuk i kalon te 9 miljet dhe shkon deri ne 1,8 milje. Atehere si mund te diskutohet per 12 milje nga debatuesit?!!! Apo thjeshte hajde te tregojme “patriotizmin”?!!!! Eshte normale qe ne piken me te afert te dy vendet perfitojne nga 0,6 milje dhe 0,6 milje ngelen zone nderkombetare.
    Dhe me pas Demi pyet per “ndjesine kombetare te ministrave grek me origjine arvanitase”!!!!!!!!! Hahahahaha! India fitoi pavaresine nga Britania ne vitin 1947, por ne zonen perendimore te saj me popullsi myslimane britaniket formuan Pakistanin. Me llogjiken e Demit eshte sikur te pyesesh nje indian apo pakistanez per ndjesite e tyre kombetare!!!!!! E pra, sa ndjesi kombetare indiane ka nje pakistanez apo nje indian per ate pakistaneze aq edhe nje arvanitas ka ndjesi kombetare shqiptare!

    1. Roberto says:

      Paskal Milo eshte historian dhe nje nga politikanet me serioze dhe nje njohes shume i mire i politikave nderkombetare per mendimin tim. Njerez te tille i duhen Shqiperise. Respekte.

  2. Dash says:

    Origjina shqiptare e mbi 70 perqint te popullsise se greqise se sotme nuk eshte mister, problemi ka qene gjithmone politika e ulet e ketij shteti ne 150 vjetet e fundit qe kur u krijua me gjakun dhe trimerine e shqiptareve…. Dhe eshte mister perse kjo perndjekje per ta zhdukur dhe asimiluar ate popullsi themeluase vendase….. Shiko kur te komentojne nja dy dhe ta hedhin muabetin tek feja tani (o injorance, o me qellim te caktuar)… Problemi per keta eshte qe me shume se shqiptaret myslymane aty jane diskriminuar camet ortodokse dhe arvanitet ortodokse,, te mos mesojne kurre gjuhen e tyre dhe te mos guxojne kurre te thone origjinen, jo me te kerkonin shkollat e tyre…. kohet e fundit dikush ka pranuar identitetin e tij (deri ne nje fare pike, se ndryshe ka cecua bicak) si per te pastruar ndergjegjen perpara zotit… Keshtu e ka “Demonkracia” ne vendin ku ajo ka lindur 2700 vjet me pare, pavaresisht qe nuk e dime mire se si quhej atehere, por Greqi jo……. E vertete eshte qe ne kemi hallet dhe plerat tona por kjo sduhet te na pengoje te zbulojme historine e larget dhe te afert

  3. demokrati says:

    Milo vs Shehu.Gjeni kush eshte me i dobishem?Historia familjare apo kapja?Gjaku i spiromilos nuk eshte bere uj.

  4. Pordhe me rigone.... says:

    E keqja ne vatan nuk jane vetem turkoshaket por ka dhe shume te tredhur kristiane (ngjela,milo,rama etj…)….kjo eshte fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje