Mediat greke komentojnë vizitën e ministrit Dendias në Tiranë: Negociata 1-2-vjeçare, para se t’i drejtohen Hagës

21 Tetor 2020, 08:42Rajoni TEMA

Mediat greke i bëjnë jehonë takimit të Kryeministrit Rama me ministrin e Jashtëm grek Dendias, veçanërisht në lidhje me dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të çështjes së detit mes dy vendeve.

“Greqia dhe Shqipëria ranë dakord që të dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës divergjencat e tyre në lidhje me përcaktimin e zonave detare. Kjo u njoftua gjatë vizitës së ministrit Dendias në Tiranë, nga ministri i Jashtëm grek dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, shkruan portali Protothema.gr.

Gazetës greke “Protothema” i ka bërë përshtypje toni paqësor në fjalën e Kryeministrit Rama kur foli për përpjekjet e qeverisë greke për të abroguar ligjin e Luftës. Por si “Protothema” ashtu dhe mediat e tjera të rëndësishme greke, si “Ta Nea” apo “To Bima”, hedhin dritë dhe për mënyrën se si palët do t’i drejtohen Hagës.

“Sipas informacioneve, përpara se t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, Shqipëria dhe Greqia do të zhvillojnë bisedime dypalëshe brenda një periudhe të logjikshme kohore, përshembull një ose dy vjeçare.

Nëse gjatë kësaj periudhe, nuk arrihet një marrëveshje e pranuar nga Tirana dhe Athina, qeveria greke dhe qeveria shqiptare do të vendosin bashkërisht që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare.

Edhe në këtë rast, pritet që të bihet dakord për një afat kohor, për shembull një vit, për hartimin e një artikulli të përbashkët, i cili do t’u dërgohet anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të cilët do të thirren të vendosin për çështjen e mprehtë të demarkacionit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë”, shkruhet në “Protothema”.

Rinisja e bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë, përmes grupeve negociatore, do të kërkojë përsëri autorizimin e Presidentit Meta, pas shpërbërjes së grupit të parë negociator të drejtuar nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

4 komente në “Mediat greke komentojnë vizitën e ministrit Dendias në Tiranë: Negociata 1-2-vjeçare, para se t’i drejtohen Hagës”

  1. Agim says:

    Ne si rrac jemi shum te zgjuar vetem per te grabitur shtepin ton per te tjerat na ka mar lumi.

  2. Andoni says:

    Me vijën e tanishme detare të tërhequr nga Greqia, peshkatarët shqiptarë (harrojnë flotën tregtare) do të detyrohen të marrin lejen Greke për të kapur “Levrek deti”. Gjykata ndërkombëtare është një hile dhe si popull shqiptar, ne duhet të kërkojmë referandum për çdo skemë. Jo me këta politikanë! Referencë e drejtpërdrejtë e nevojshme për këtë interes kombëtar. është e drejtë dhe fqinjët grekë mund ta kuptojnë atë.

  3. kafshët e pyllit says:

    njerëzimi nuk di të vendosë dy gardhe, nuk mjaftojnë as shkenca as librat
    hahaha

  4. kafshët e pyllit .. says:

    njerëzimi nuk di të vendosë dy gardhe, nuk mjaftojnë as shkenca as librat
    hahaha ga ga ga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje