Sondazhi i CNN: Biden fiton debatin e tretë të zgjedhjeve presidenciale

23 Tetor 2020, 10:45Bota TEMA

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Pandemia ishte tema kryesore, pasuar nga akuza për lidhje të dyshimta me interesa të huaja, kujdesin shëndetësor, politikat energjetike, marrëdhëniet racore dhe taksat.

Joe Biden ka udhëhequr në debatin e fundit presidencial sipas sondazhit të menjëhershëm të vëzhguesve në CNN.

Bazuar në këto rezultate, Biden udhëhoqi me 53 për qind në këtë përballje, ndryshe nga Trump i cili mori 39 për qind të votave nga shikuesit.

Për 90 minuta, dy kandidatët shkëmbyen akuza. Ata sulmuan njeri-tjetrin për qëndrimet ndaj masave kundër pandemisë. Ata u pë​rplasë​n lidhur me kujdesin shë​ndetë​sor, ekonominë​, krimin, marrëdhëniet racore dhe ndryshimet klimatike.

Një nga çështjet që u trajtua ishte ndryshimet klimatike si dhe ruajtja e vendeve të punës në kohë pandemie.

Trump ka shfrytëzuar rastin të flas për marrëveshjen e Parisit duke shpjeguar arsyet se pse ka dalë nga kjo marrëveshje, derisa Biden foli për planet e tij përfshirë energjinë e ripërtritshme siç është ajo me erë – ku Trump menjëherë i reagoi duke i thënë se di më shumë për erën dhe se ajo sipas tij vret gjithë zogjtë.

5 komente në “Sondazhi i CNN: Biden fiton debatin e tretë të zgjedhjeve presidenciale”

  1. Dani says:

    CNN??????KOHA JONË e amerikës ëahtë referenca juaj?.Edhe ne e besojmë sidomos ne që jetojmë në amerikë

  2. Agimi says:

    Shqiptare andollake, CNN eshte dora marksiste e se majtes Soroiste dhe plera me e madhe e mediave qe askush nuk e beson apo ta ndjeke pervec socialisteve.

  3. Jurgen KlOPP says:

    Eshte njesoj si te behet nje debat me Ramen e Bashen dhe Fahri Balliu te beje nje sondazh e te thote fitoi Basha. ? Besoi po deshe ?

  4. Illyrian says:

    CNN?
    Më mirë FNN, Fake News Network
    Sa të pa turp që janë mor aman.

  5. Maska e qenit nga kodrat e liqenit says:

    “I would make sure everyone was encouraged to wear a mask all the time,” – Biden

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje