FOTOT: Dhunë në Itali, qindra persona protestojnë kundër masave anti-COVID

24 Tetor 2020, 09:35Bota TEMA
FOTOT: Dhunë në Itali, qindra persona protestojnë kundër

Kampanja është një nga rajonet italiane më të goditura nga vala e dytë e pandemisë. Aq sa guvernatori i saj ka dekretuar mbylljen e çdo aktiviteti gjatë orëve të natës, duke nënkuptuar edhe masa edhe më shtrënguese.

Por natën e djeshme kryeqendra e rajonit, Napoli, u trondit nga protesta të dhunshme në qendër të qytetit, nga mijëra persona që ishin mbledhur për të protestuar pikërisht për masat.

Protesta, e organizuar në rrjetet sociale, degjeneroi në pak kohë në një sulm drejt forcave të policisë bashkiake që ndodheshin aty.

Dhjetëra kazanë plehrash u dogjën, duke e bërë të pamundur frymëmarrjen në një nga qytetet me turistike të vendit fqinj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje